Skandali/ Si shpërdoroi KQZ 200 mln lekë në zgjedhjet e Tepelenës
Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, pranoi se fondet publike u përdorën për një eksperiment me Inteligjencë Artificiale gjatë zgjedhjeve të pjesshme të mbajtura në Tepelenë. Ekspertët e transparencës dhe disa opozitarë e konsideruan këtë vendim si shpërdorim të jashtëligjshëm të parave të taksapaguesve dhe një precedent të rrezikshëm për përdorimin e teknologjisë në proceset zgjedhore pa monitorim të plotë.
IA gabon në numërimin e votave në Tepelenë, KQZ e quan “test të suksesshëm”
Në total, 31 vota diferencë midis sistemit elektronik dhe numërimit manual — për të njëjtën ditë, të njëjtin proces dhe të njëjtat kuti. Megjithatë, KQZ e shpalli testin “të suksesshëm”, duke e paraqitur si hap përpara drejt dixhitalizimit të procesit zgjedhor. Nga 21 kuti të numëruara, sistemi i IA gjeti 4,293 vota të vlefshme, ndërsa numërimi manual në KZAZ nxori 4,291, pra dy vota më pak. Në kategorinë e fletëve të pavlefshme, diferenca ishte edhe më e madhe: IA identifikoi 117, ndërsa numërimi njerëzor vetëm 102.
Për votat sipas kandidatëve, IA i dha kandidatit të PS-së, Gabriel Guma, 3,240 vota, ndërsa KZAZ e nxori me 3,261, 21 vota më shumë. Ndërkohë, kandidatit të pavarur, IA i numëroi 936 vota, ndërsa KZAZ 928, tetë më pak.
Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, pranoi se fondet publike u përdorën për një eksperiment me Inteligjencë Artificiale gjatë zgjedhjeve të pjesshme të mbajtura në Tepelenë.
Kryetari i KQZ-së, Ilirjan Celibashi, dhe Lorena Mavriqi shfaqin entuziazëm sa herë shpallet data e zgjedhjeve, qoftë edhe për disa bashki të vetme. Çifti i tenderave sekretë kishte lumturuar miq e shokë, duke i mbushur letrat edhe kur ishin gabim, megjithëse Lorena njihej për kujdesin në plotësimin e formularëve.
Sipas dokumenteve zyrtare, rreth 200 milionë lekë u shpenzuan për të testuar teknologjinë e IA për verifikimin e fletëve të votimit dhe numërimin e votave për Bashkinë e Tepelenës.
Por kësaj radhe, me bindjen se askush nuk i kontrollonte dhe nuk jepte llogari, nuk kishin plotësuar as shifrën e saktë. Kompania INTELISOFT kishte fituar tenderin mbi fondin limit.
Kaq shumë u ishin errësuar sytë, sa nuk kontrollonin të paktën të mos kalonin fondin limit.
Eksperimenti u realizua në përfitim të Gëzim Hoxhës, biznesmen i njohur që lidhet me baxhanakun e kryeministrit Edi Rama, duke ngjallur dyshime për shpërdorim të fondeve publike dhe ndikim të mundshëm politik në procesin zgjedhor.
Ekspertët e transparencës dhe disa opozitarë e konsideruan këtë vendim si shpërdorim të jashtëligjshëm të parave të taksapaguesve dhe një precedent të rrezikshëm për përdorimin e teknologjisë në proceset zgjedhore pa monitorim të plotë.
KQZ nuk ka dhënë asnjë shpjegim të detajuar publik se si u përzgjodh kompania dhe kriteret e vlerësimit për eksperimentin, duke lënë hapësirë për debat dhe akuza për konflikt interesi.



















