Një skandal ka ndodhur me Partinë Socialiste. Përfaqësues të saj kanë filluarr të marrin njerëzit në telefon me qëllim për t’i mbushur mendjen që t’i rekrutojnë në zgjedhjet e 25 prillit. Një rast i tillë i ka ngjarë edhe Partisë Shqiptare Atdheu, së cilës përfaqësuesja e PS Njësia 7 në Tiranë, ka telefonuar financieren e PSHA me qëllim për t’i mbushur mendjen t’i bashkohet PS-së. Sipas përfaqësuesit të partisë në fjalë Kreshnik Osmani, PS ka vjedhur të dhënat e tyre të dërguara në KQZ që drejtohet nga Ilirjan Celibashi dhe i merr njerëzit në telefon për t’i rekrutuar për fushatë. Osmani shprehet se për këtë cënim të privatësisë do e hedhin në gjyq PS-në dhe se do ta kërkojnë të drejtën e tyre deri në fund.