Tedi Blushi: Emrin e Metës me dosjet e lidhin të korruptuarit e Ramës

151
Sigal

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, thotë se të gjithë ata që përpiqen të lidhin emrin e Ilir Metës me çështjen e dosjeve janë vetëm të korruptuar nga Edi Rama, piktori i Sigurimit të Shtetit, djali i atij që vari poetin e lirisë, Havzi Nela dhe nipi i Kolekës.

Në një reagim në rrjete sociale, ai thotë se tmerri që i ka kapur nga Partia e Lirisë është shumë i drejtë sepse ata e kanë të qartë fundin e tyre dhe ndëshkimin që i pret.

“Përpjekjet për të spostuar vëmendjen nga inceneratorët dhe korrupsioni madhor i Edi Ramës, me falsifikime dhe manipulime janë të pashpresa. Ilir Meta ka qenë jo vetëm një drejtues i Lëvizjes Studentore, që solli pluralizmin politik në Dhjetor ’90, por është edhe garancia kryesore për rivendosjen e pluralizmit politik dhe shporrjen e bandës së Rilindjes nga pushteti”.

Një mesazh ka edhe për grupin demokrat të Alibeaj që bashkoi votat me PS për hapjen e dosjeve.

“Deputetët e Lulushit që i mbajnë ison Ramës janë edhe më të pashpresë pasi ata që sillen si kërpëratë do të shuhen si kërpërata nga politika”.

Blushi nënvizon se edhe procesi gjyqësor me Autoritetin e Manipulimit të Dosjeve do të shkojë deri në fund.

Blushi: Emrin e Metës me dosjet e lidhin të korruptuarit e