“Open Ballkan” / Kryeministri Rama viziton Serbinë më 3-4 nëntor

146
Sigal

Në datat 3 dhe 4 Nëntor në Beograd do të zhvillohet takimi i radhës së 3 vendeve që kanë firmosur për iniciative ‘Open Ballkan’.Kryeministri Rama, presidenti serb Vuçiçi dhe kryeministri Zaev do të diskutojnë për hapat e radhës për konkretizimin e lëvizjes së lirë të njerëzve dhe mallrave për qytetarët e tyre.Nuk dihet ende nëse në Beograd janë thirrur të marrin pjesë dhe përfaqësuesit e 3 vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor që ende nuk e kanë hedhur hapin për t’ju bashkuar kësaj nisme. Rama, Vuçiç dhe Zaev në mbyllje të tryezës së diskutimeve do të zhvillojnë dhe një konferencë për shtyp.