Damian Gjiknuri / Drejtuesi politik i Qarkut të Elbasanit takohet me organizatën e grave dhe përuron projektin turistik në Belsh

149
Sigal

Damian Gjiknuri takime me  gratë e Forumit Gruas Socialiste në Elbasan dhe sëbashku me Kryeministrin Rama në Belsh në përurim të projektit të FZHSH, në Belsh

Drejtuesi politik i Qarkut Elbasan dhe Sekretari i Përgjithshëm i PS, Damian Gjiknuri, kreu një takim me gratë e vajzat të Forumit të Gruas Socialiste, Elbasan dhe sëbashku me Kryeministrin Edi Rama po ashtu, mori pjesë  në përurimin ee projektit të FZHSH në zonën e Belshit. Në Elbasan ai ishte në kuadër të muajit tetori rozë, dedikuar sensibilizimit të grave e vajzave për të rritur interesimin ndaj shëndetit të tyre.

Ai shkruan: “Bashkë me Evisin, Dasantilën, Florencin dhe gratë e vajzat e Forumit të Gruas Socialiste Elbasan, morëm pjesë në aktivitetin e organizuar në kuadër të muajit të ndërgjegjësimit kundër kancerit të gjirit. Shëndeti është gjëja më e rëndësishme që ne kemi, prandaj kjo fushatë sensibilizimi shërben edhe si thirrje ndaj çdo gruaje që të bëjë mamografinë”.

Po ashtu, Sekretari i Përgjithshëm i PS, shoqëroi edhe Kryeministrin Edi Rama në një përurim të një prej projekteve që po zbatohen në zonën tashmë turistike të Belshit. Ky është një nga projektet  e Fondit Shqiptar të Zhvillimit.