Socialistët revoltohen me Spiropalin: Boll moj se le nam!

253
Sigal

Ministrja e Shtetit Elisa Spiropali prej disa ditësh ka marrë detyrën speciale nga Edi Rama të sulmojë kreun e shtetit. Lajmi nuk është që sulmon Metën, sepse e ka bërë dhe herë të tjera, por arsyet pse e sulmon.

Pas gafës në emisionin “Opinion”, ku krahasoi Dëshmorët e Atdheut me ushtrinë e vdekur të pushtuesve, sot ka sulmuar Presidentin për dekorimet në Malësi të Madhe.

Gjuha e përdorur kundër heronjve të luftës dhe figurave patriotike ka acaruar dhe vetë socialistët, shumica e të cilëve e ndjekin në rrjetet sociale. Në komentet që socialistët bëjnë më profilin e saj në Facebook bie në sy kritikat që i bëjnë Spiropalit për deklaratat kundër dëshmorëve dhe kundër kreut të shtetit.

Një prej tyre i thotë të “pushojë se la nam”. Ndërsa të tjerët e ironizojnë si “Mamica” e Skënderbeut.  Ndërsa të tjerë i kujtojnë se kur fyen nuk ka përballë vetëm Presidentin, por gjithë kombin.