Të hënën mblidhet KQZ. Ja vendimet

638
????????????????????????????????????
Sigal

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ditën e hënë, më datë 21.05.2018, ora 11:00, zhvillon mbledhjen me këtë rend dite:

Shqyrtimi i projekt vendimeve:

1.    “Për verifikimin e deklarimeve në formularin e vetëdeklarimit të kandidatit nga listat shumemërore për këshillat bashkiak në zbatim të ligjit nr.138/2015 ”Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione”.

2. “Për miratimin e kontrates-tip të shërbimit që do të lidhet ndërmjet Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe ekspertit financiar për auditimin ligjor të detyrueshëm të fondeve të përfituara dhe të shpenzuara gjatë vitit kalendarik 2017″.