Të shtëna me armë në një lokal në Vlorë, brenda kishte edhe policë

Të shtëna me armë janë dëgjuar pasditen e sotme në Vlorë.

Mësohet se një person ka qëlluar me armë brenda një lokali afër postës së këtij qyteti.

NOA

Siç bëhet me dije brenda në lokal ka pasur edhe disa efektivë policie.

Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes dhe nëse ka të plagosur.