Sulm me armë zjarri në një shkollë në SHBA, raportohet për viktima

610
Sigal

Një person i armatosur hyri në një shkollë dhe qëlloi me armë zjarri, duke lënë të vrarë 8 persona si dhe duke plagosur disa të tjerë.

Ngjarja ka ndodhur në shkollën e mesme Santa Fe, Teksas 65 km në jug të Hjustonit, shkruan BBC. Deri më tani një person është shoqëruar në polici.

Është ende e paqartë nëse sulmuesi ishte nxënës i shkollës. Policia ende nuk ka konfirmuar ndonjë nga viktimat.

 

Helikopterët e lajmeve kanë filmuar teksa nxënësit e shkollës dilnin më vrap, pasi kanë dëgjuar të shtënat.