Takimi në Shkodër, Kërpaçi: LSI ka alternativën e shpresës për Rininë!

222
Sigal

Kryetarja e Lëvizjes Rinore për Integrim, Floida Kërpaçi, duke marrë shkas nga takimi i sotëm që kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi zhvilloi me të rinjtë e qytetit të Shkodrës, shprehet se të rinjtë po largohen nga Shqipëria, sepse ndjehen të përbuzur nga qeveria dhe nuk u jepen mundësi për të punuar dhe ndërtuar të ardhmen në vend.

Ndaj thotë Kërpaçi, LSI-ja është forca që ka në programin e saj alternativën e shpresës për rininë.

Mesazhi i Kërpaçit

LRI,Shkodër📍

Sot nga takimi me të rinjtë super entuziastë të Shkodrës 🔥

  • Dëgjuam me vëmendje çdo shqetësim dhe pasiguri të tyre për të ardhmen!

Të rinjtë po largohen nga Shqipëria, sepse ndjehen të përbuzur nga qeveria dhe nuk u jepen mundësi për të punuar dhe ndërtuar të ardhmen në vend!

  • Ne kemi alternativën e shpresës #përRininë🙏

LSI është partia e të rinjve dhe vizioni ynë është të krijojmë një realitet ku çdo i ri të ketë mundësi punësimi në profilin e tij.🗣

  • Është koha ta ndërtojmë vetë Shqipërinë dhe të ardhmen tonë!

Urime ekipi i Shkodrës💪🏻🇦🇱LUFTO #përRININË