Takimi në Napoli, Mziu: Në Shqipëri hiqen nga puna specialistët dhe vihen patronazhistët

79
Sigal

Në një takim me diasporën në Napoli, Xhelal Mziu shpreh shqetësimin për situatën e vështirë që po kalon Shqipëria, dhe veçanërisht qyteti i Dibrës, duke theksuar humbjen e shpresës dhe largimin masiv të shqiptarëve për shkak të kushteve ekonomike dhe politike.

Xhelalmziu: Nuk ndihem mirë që është zbrazur Dibra, nuk me vjen mirë që është zbrazur qarku i Dibrës, që është zbrazur Shqipëria. Kjo është shumë e dhimbshme! Ne kishim luftuar për ata që thonin se ne e duam “Shqipërinë si gjithë Europa”. Është shumë e dhimbshme se të gjithë shqiptarët, edhe ata të Dibrës po e kërkojnë Evropën duke shkuar në emigracion. Kjo është e tmerrshme për çdo komb, jo vetëm për Shqipërinë. Kjo situatë, në vend që të shihnim një përpjekje për të rikthyer ata që u larguan gjatë vitëve ’90, në fakt ne pamë një tjetër qasje. Qeveria aktuale e imponoi çdo qytetar për shkak të humbjes së punës, për shkak të uljes së pagave, për shkak pensioni të pamjaftueshme, për shkak të heqjes së ndihmave ekonomike dhe për shkak të heqjes së shpresës, të largohet nga vendi. Kur gjatë viteve ’90 ata iknin për shkak të regjimit, qytetarët tani ikin për dy arsye: për shkaqe ekonomike dhe për shkaqe politike. Kjo e fundit për shkak të përsekutimit politik që bëhen në Shqipëri. Unë ndjehem i tronditur me atë që po ndodh me Shqipërinë. Përqindja e personave që janë larguar nga Dibra është shumë e madhe, ata kanë emigruar masivisht.  Vetëm  në Shqipëri ndodh që të hiqen specialistët nga puna edhe të vendosen patronazhistët. Vetëm  në Shqipëri ndodh se nuk ka konkurrencë për të nisur punë.