Suzana Topi: Parlamenti i marrëzisë ,u mbyt në ujrat e Venecias

320
Sigal

Fjala në Parlament e deputetes Suzana Topi

Pas një maratone të gjatë një vjeçare, teatri me aktorë të spikatur të renditur në podiumin e komisionit farsë hetimor për shkarkimin e Presidentit mori fund!

1 vit më pare 55 deputetë të maxhorancēs parlamentare akuzuan Presidentin e Republikes Z.Ilir Meta se kishte shkelur kushtetutën ligjin themeltar te shtetit ,madje shkuan edhe më larg duke thënë e stërthënë se Presidenti nuk duhet të rijë asnjë ditë të vetme pas zhdekretimit të votimeve moniste të. 30 qershorit .

Marrëzia shkoi deri aty sa me daljet e tyre deklaronin se Ilir Meta do të behej shëmbull, si Presidenti i parë që do shkarkohej nga parlamenti për shkelje të rënda kushtetuese. Edhe Z.Rama mbajti një fjalim të gjatë në ketë foltore dhe dukej qartë se kishte nisur një betejë për shkarkimin e Presidentit .

Maxhoranca i kishte bërë llogaritë mirë me opozitën parlamentare , që sa herë i nevoitet një shumicë votash aq herë i merr.
Një bashkëpunim i shkëlqyer ,kordinues që fillon në kafenetë e parlamentit ,duke bërë pazare votash dhe mbaron me votimin në sallën e
parlamentit .
U përpoqën ,u përpëlitēn me të gjitha mënyrat ,u investuan fuqishëm me një mori dokumentash, për të baltosur figuren e Presidentit por ishte Komisioni i Venecias që i vuri vulën dhe ja perplasi në fytyrë të vërtetën ,duke i dhënē të drejtë sovranit të unitetit kombëtar dhe mrojtësit të Kushtetutës Z. Meta .

Pra komisioni hetimor i ngritur rezultoi një tymnajë dhe një show ,ku qëllimi i vetëm ishte destabilizimi politik për kapjen e gjykatës Kushtetuese.

E çfar mund të presim nga kjo qeveri ,nga ky parlament, nga keto lojra të pista, shpesh herë edhe ofensive për të vetmen arsye se tmerrohen nga zgjedhjet dhe humbja e pushtetit .
Kjo lojë e dëshpëruar që shpesh herë ndryshon taktikë duke pasur mbështetjen e shtojcave opozitaret në parlament nuk mund ta marrë peng Shqipërinē !
Shqipëria e ka vëndin në Europën e Bashkuar!