Sulmi ndaj makinës, analisti Lubonja jep detaje të reja

447
Sigal

Analisti Fatos Lubonja ka folur për sulmin që i është bërë makinës së tij nga një person, i cili dyshohet se është i sëmurë mendor.

Lubonja tha se personi që ka kryer sulmin e kishte makinën e tij në target. Sipas Lubonjës, një variant mbetet që agresori mund ta ketë kryer sulmin si rrjedhojë e klimës së urrejtjes që Rama promovon ndaj analistëve.

“Kam parë shumë reagime, që thonë se ishte person i sëmurë mendor. Mendoj se nuk e ka shtyrë dikush këtë të sëmurë mendor që të më sulmojë makinën mua, por mendoj se klima e urrejtjes që proklamon Rama ndaj nesh, nuk mund të përjashtosh. Në Poloni u vra një person me influencë nga një i sëmurë ndërsa doli më vonë se ai person ishte shtyrë.

E dyta është se kam thënë se ky person ka qëlluar makinën tuaj për shkak të ideve të tij politike. Ky ka goditur dhe pastaj ka dalë me thikë. Policia e di shumë mirë shumë mirë, ka dhënë deklaratë sikur kjo s’ka lidhje fare me mua, por që ka goditur makinën time rastësisht, që tregon se policia është nën influencë politike”, deklaroi Lubonja.