Gjosha: Do ishte mirë ta prezantonit opinion publik me grupin negociator

251
Sigal

Ish Ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha ka reaguar nëpërmjet një statusi në Facebook.

Më në fund, sot, pas 3 vitesh dëgjuam që Shqipëria ka një grup negociator. Ky është lajm i mirë padyshim, panvarësisht se ky grup duhet të ishte ngritur kohë më parë, bazuar edhe në strategjinë e zgjerimit, të punuar nga Ministria e Integrimit Europian në vitin 2017.

Dakord jam ta mbështesim këtë grup, por do ishte mirë ta prezantonit opinion publik me ata që duhet të mbështesim! Mbështetja vjen me trasparencë dhe bashkëpunim. Në fund të fundit ky duhet të jetë procesi integrimit të Shqipërisë, por mesa duket leksionet e integrimit duhet të fillojnë nga ata që e drejtojnë këtë proces!