Thirrja e Berishës: Të ndjekim shembullin e Greqisë, jo të mbushim kutitë si Edi Rama

513
Sigal

Ish-kryeministri Berisha duke përshëndetur fitoren e ‘Demokracisë së Re’ në Greqi, tha në një komunikim me mediat mbrëmë se Shqipëria duhet të ndjekë një shembull të tillë, siç dhanë grekët ku për 24 orë kryeministri u betua dhe jo të bëjmë horrlliqe siç projekton Rama.

“Një përshëndetje për Qiriakos Mitsotaqis, duke shprehur bindjen që Neodemokracia dhe Partia Demokratike siç ka ndërtuar me durim, me dialog marrëdheniet midis dy vendeve, do vazhdojnë misionin e tyre në ndertimin e marrëdhënieve miqësore dhe bashkëpunimi siç u ka hije dy fqinjëve.

Por gjitoni dha një shembull. Në 24 orë u betua kryeministri atje. U votua dje, sot kryeministri u betua. Shembull që ne duhet ta rivendosim këtu, jo të mbushim kutitë dhe të bëjmë ato horrliqe që projekton Edi Rama. Ky popull është i vendosur, e ka kuptuar,  ja ku është i gjithe Bulevardi plot..! sb”, shkruan Berisha.

sb

Nje pershendetje per Qiriakos Mitsotaqis, duke shprehur bindjen qe Neodemokracia dhe Partia Demokratike sic ka ndertuar me durim, me dialog marredheniet midis dy vendeve, do vazhdojne misionin e tyre ne ndertimin e marredhenieve miqesore dhe bashkepunimi sic u ka hije dy fqinjeve. Por gjitoni dha nje shembull. Ne 24 ore u betua kryeministri atje. U votua dje, sot kryeministri u betua. Shembull qe ne duhet ta rivendosim ketu, jo te mbushim kutite dhe te bejme ato horrliqe qe projekton Edi Rama. Ky popull eshte i vendosur, e ka kuptuar, ja ku eshte i gjithe Bulevardi plot..! sb

Gepostet von Sali Berisha am Dienstag, 9. Juli 2019