Sulmet me gaz, Albana Vokshi: Mund të shkaktojë viktima

707
Sigal

Si në Burrel, Kavajë edhe në Shkodër, Forcat e Rendit kanë hedhur gaz lotësjellës. Këtë sulm të Policisë së Shtetit, e ka dënuar ish-deputetja e PD-së, Albana Vokshi. Përmes një postimi në facebook, Vokshi i është drejutuar ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj me thirrjet që të ndalë sulmet me gaz, pasi mund të shkaktojë viktima.

Postimi i plotë

Nuk ka vend në botë që gazi helmues të përdoret në këtë mënyrë. Sandër Lleshaj, këtë që po i bën qytetarëve, e provovsh te njerëzit e tu!! Ti dhe kushdo tjetër që urdhëroni sulme me gaz, që mund të shkaktojnë edhe viktima humane, do mbani përgjegjësi. Asgjë nuk do harrohet. Do përgjigjesh për cdo herë që e ke lëshuar gazin mbi qytetarë që protestojne paqësisht kundër një Kryeministri që në gjashtë vjet i ka vjedhur dhe dhunuar.