Bylykbashi: Vettingu i Europës rrëzoi kandidatët e Ramës në Strasburg

394
Sigal

Gazeta Telegraf/

Bashkëkryetari i Komisionit për Reformën në Drejtësi, Oerd Bylykbashi, e
akuzon Kryeministrin Edi Rama se ligjin e Vetting-ut e sheh si levë për të
kapur drejtësinë. Kjo, sipas tij, u provua nga rrëzimi pak ditë më parë nga
Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës i të tre kandidatëve për
gjyqtarin që përfaqëson Shqipërinë në Gjykatën e Strasburgut. Bylykbashi thotë
se rrëzimi tregoi se qeveria kishte shkelur me të dy këmbët rregullat e
Këshillit të Europës.‎ Sipas tij, Edi Rama i shkeli rregullat sepse donte të
çonte avokatët e interesave të tij në Strasburg dhe jo të interesave të
qytetarëve. Bylykbashi thekson se 3 kandidatët e përzgjedhur nga Rama, me
kriter të vetëm lidhjen nepotike familjare me ministrat e tij dhe shërbimin
politik, Këshilli i Europës i refuzoi pa denjuar t’i intervistojë, e madje as
t’i presë.