Nënkryetarja e LSI-së: Rama se kupton gjendjen ku ndodhet vendi, ndaj duhet ndryshim

432
Sigal

Nënkryetarja e LSI-së, Erisa Xhixho, duke folur nga protesta e sotme, tha se Edi Rama i pati shanset në zgjedhjet e vitit 2017, të zhvillonte zgjedhje të lira, por e humbi këtë shans duke i vjedhur me kriminelë.

“Faktet dhe historia e tregoi që nuk ishin të tilla pasi kemi pasur deformim të vullnetit qytetar në shumë qarqe të vendit, gjë që padyshim solli atë vendim radikal nga opozita për djegin e mandateve dhe për daljen nga Parlamenti. Në një kohë kur nga tre pushtete dy prej nuk funksionojnë, absolutisht që rrugëzgjidhja e vetme mbeten zgjedhjet e parakohshme.”

Për Erisa Xhixhon, Rama nuk e kupton gjendjen në të cilën ndodhet vendi, ndaj edhe duhet një zgjidhje për ta kthyer vendin në normalitet.

“Sot ne zhvilluam atë tryezë që ju sapo përmendët, ku padyshim kriteret kryesore ishin rekomandimet e OSBE-ODIHR-it për blerjen e votës që është rekomandimi numër 1 i tyre, presioni i administratës publike, shfrytëzimi i policisë dhe institucioneve të tjera të shtetit e kështu me radhë. Ajo platformë e prezantuar ishte një propozim konkret i parimeve se ku duhet të funksionojë qeveria transitore, pra të krijojmë një klimë neutraliteti, besimi për të pasur një qeveri transitore e në këtë mënyrë për të zhvilluar zgjedhje të lira e të ndershme.

Flasim sot pas Samitit të Berlinit ku ne morën një lajm shumë të keq për moshapjen e negociatave në qershor dhe ku padyshim u artikulua fakti që ne duhet të arrijmë disa standarde për t’u përfshirë në Bashkimin Evropian. Dhe kjo është ajo që po kërkon opozita sot, standarde evropiane të zgjedhjeve në Shqipëri për të mos qenë ato pre e bandave apo krimit të organizuar por që qytetarët shqiptarë të votojnë sa më të lirë e në normalitet. Kjo është e gjitha panorama e asaj që ofrojmë ne sot.

Qëndrimi i z. Rama nuk është aspak realist, pasi ai nuk e kupton gjendjen në të cilën gjendet sot vendi, por besoj që do të jetë i detyruar për shkak të gjithë presionit popullor për të shkuar në atë zgjidhje që ka dhënë opozita. Padyshim që kjo nuk është një zgjidhje për të marrë pushtetin në tavolinë por për të krijuar një normalitet dhe një klimë besimi që qytetarët të votojnë të lirë.”, tha Xhixho.