Zef Deda: Ky popull e do ndonjëherë Hitlerin

563
Sigal

Aktori i njohur i humorit, Zef Deda mendon se popullit shqiptar i duhet kujtuar ndonjëherë totalitarizmi. I ftuar në emisionin “Soiree”, e cila i kushtohej në mbrëmjen e djeshme tërësisht artit, Deda risolli në skenë për teleshikuesit rolin e Charlie Chaplin.

Pjesë e maskimit të tij skenik ishte edhe një palë mustaqe, të cilat e bënë moderatoren Jonida Shehu që ta krahasonte atë me diktatorin gjerman Hitler.“U dukërkam me të vërtetë si Hitleri. Besa duhet me luajt ndonjëherë pak atë rol… sa për t’ja kujtuar këtij populli.”-u shpreh Zef Deda.