Në kërkim prej 4 vitesh për vrasje në tentativë, ekstradohet nga Greqia 40-vjeçari

431
Sigal

Një 40-vjeçar është ekstraduar nga Greqia ditën e sotme, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtarë për vrasje të mbetur në tentativë.

40-vjeçari me inicialet , K. S, ishte dënuar me burg nga Gjykata e Lezhës, i akuzuar për tentativë vrasje.

Ngjarja ka ndodhur katër vite më parë, më 17.04.2015, ku 40-vjeçari dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të shtetasit K. R.

Njoftimi i plotë i policisë:

Interpol Tirana

Ekstradohet nga Greqia një shtetas shqiptar i dyshuar për veprën penale “Vrasja me dashje, e mbetur ne tentativë”.

Nga Specialistët e Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Athina  drejt vendit tonë, i shtetasit shqiptar K. S., 40 vjeç, banues në Lezhë.

Shtetasi, K. S. ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Z.Q.K Interpol Tirana, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë, ka caktuar masën e sigurisë  “Arrest me burg” ndaj këtij shtetasi, për veprat penale “Vrasja me dashje e mbetur ne tentativë” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.

Shtetasi K. S. më datë 17.04.2015, rreth  ores 10:30, në Gjadër, Lezhë, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të shtetasit K. R.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Athina  u bë e mundur kapja e këtij shtetasi duke u finalizuar me ekstradimin e tij në vendin tonë.