Suedi, Rama: Vizioni im, luftë korrupsionit dhe integrim në BE

501
Sigal

STOKHOLM – “Kam një vizion për vendin tim, ku sistemi të jetë për njerëzit dhe për pushtetin, prandaj dua të sjell një ndryshim për Shqipërinë.” Kështu është shprehur Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës që mbajti në Samitin “Creative Time” që u zhvillua në Suedi, ku ndau me të pranishmit vizionin e tij për politikën dhe artin si dhe ndryshimet që kërkon të sjellë në Shqipëri.

Duke folur si një artist dhe si lider politik i Shqipërisë, Kryeministri Rama, bëri një krahasim mes dy pasioneve të tij, pikturës dhe politikës, duke e vënë theksin në të përbashkëtat që ata kanë.

Dhe në këtë drejtim, Rama nënvizoi se është vizioni që ai ka për Shqipërinë që e shtyn t’i shpallë luftë korrupsionit. Por kjo është vetëm njëra anë e vizionit të tij, kjo pasi Rama synon të kthejë realitet edhe një vizion tjetër të tij: integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Edi Rama tha se të gjitha këto, janë për të ndryshuar për ta kthyer vendin Shqipërinë, në një vend më të mirë për qytetarët. 

“Kam kaluar një kohë të gjatë në Paris duke u marrë në fushën e pikturës, dhe iu futa më pas politikës, dhe ku u angazhova në pjesën më të madhe të kohës. Kam dashur gjithnjë të ofroj politikën dhe pikturën. Gjithnjë kam dashur luftën kundër korrupsionit pasi e konsideroj si një çështje mjaft  të rëndësishme. Sigurisht që ka qenë një periudhë ku sistemi funksiononte për pushtetin jo për njerëzit, prandaj kam dashur të sjell një ndryshim për vendin tim.” u shpreh Rama. 

Rama: Integrimi në BE, vizioni që dua ta bëj realitet
Rama nënvizoi se nuk është e rëndësishme thjesht vizioni, por edhe kthimi në realitet i tij. Për kryeministrin, një vizion që ai kërkon ta shndërrojë në realitet është edhe integrimi në Bashkimin Evropian të Shqipërisë, dhe e gjitha kjo për një të ardhme më të mirë për vendin.

Rama, duke vijuar krahasimin e politikës me pikturën, u shpreh se gjithçka është e lidhur me zgjedhjet që bëhen. Dhe në këtë drejtim, kreu i ekzekutivit, theksoi se ka zgjedhur të bëjë realitet, vizionin e tij, për aderimin e Shqipërisë në BE.

Sa i përket zgjedhjeve, kryeministri u shpreh se falë tyre, tashmë Ballkani jeton në paqe, pas 100 vjetësh. Pjesë e zgjedhjeve, Rama renditi edhe vendimin e tij, pas 68 vitesh të një kryeministri shqiptar për të shkuar në Serbi, në një vizitë historike.

“Një nga vizionet është për tu bërë pjesë e BE, që duam ta bëjmë realitet. Kemi pasur edhe përkujtimin e Luftës së Parë Botërore. Ka pasur mjaft luftëra në Ballkan. Tashmë kemi paqe në çdo kufi të rajonit tonë si kurrë më parë. Këtu dua të cilësoj që unë jam kryeministri i parë që pas 68 vitesh mora vendimin dhe vizitova Serbinë. Kam një vizion që më bën mua të punoj. E gjitha kjo për një të ardhme më të mirë për vendin tim. Sigurisht që të përballemi me sfidat e shumta, lufta ndaj racizmit, dhe të drejtave të njeriut, na duhet të punojmë të gjithë bashkë. Vjen një moment kur puna përfundon, por për pikturën dhe politikën nuk ndodh kurrë. Për ata që thonë se politika nuk sjell asnjë ndryshim ju them me bindje se nuk është e vërtetë. Politika mund të sjellë paqe. Është njësoj si në pikturë, kemi zgjedhje të ndryshme në politikë por edhe në pikturë, mund të zgjedhim një ngjyrë apo një tjetër. Pra krahasimi tregon se ka mjaft të përbashkëta mes këtyre dy fushave.” tha kryeministri

edi rama

Rama: Krijimi i hapësirave publike, vizioni im për një vend më të mirë
Kryeministri shqiptar, tha më tej, se synon t’i rikthejë qeverinë qytetarëve, si dhe ambientin ku ata jetojnë, për ta bërë siç tha ai Shqipërinë një vend më të mirë. Dhe sipas kryeministrit, për të ia arritur kësaj, nevojitet vizioni.

Në këtë kontekst, Rama tha për të pranishmit, se një tjetër vizion i tij për Shqipërinë, është edhe krijimi i hapësirave publike. Dhe këtu shefi i qeverisë ndau edhe eksperiencën e tij si kryetar bashkie dhe ndryshimet që solli me prishjen e kioskave në kryeqytet.

E gjitha kjo për kryeministrin shqiptar, ngjason shumë me pasionin tjetër të tij, pikturën, ndërsa shtoi se gjithçka është e lidhur me vizionin që njeriu ka për botën.

“Në vendin tim ka pasur shumë kioska dhe ndërtime pa leje dhe kam bërë çmos për heqjen e tyre. Ajo çfarë kam dashur është të sjell përputhje me standardet evropiane, dhe ta bëjmë kulturën pjesë e qeverisjes sonë. Politika mund të jetë një forcë që të çon drejt pozitivitetit. Ajo ka të bëjë me kuptueshmërinë, pra duhet të jemi ne që duhet të sjellim ndryshime. Çfarë është një pikturë e madhe? Është vizioni që kemi për botën. Sot si lider i Shqipërisë, kam një vizion për vendin tim, që njerëzit të kenë një të ardhme më të mirë, ku të ketë hapësira publike dhe këto të kthehen në të zakonshme, dhe dua ta kthej këtë vizion në realitet. Ka mjaft shembuj në botë. Të gjithë kemi vizione por e rëndësishme është ta bëjmë realitet.” tha Rama


Rama: Ngjyrat në Tiranë për t’i dhënë shpresë dhe lënë pas komunizmin
Kryeministri Rama tregoi edhe pak nga eksperienca e tij si kryetar bashkie i Tiranës dhe ndryshimet që kërkoi të sjellë në këtë post. Rama u shpreh se ishte pikërisht ky post që atij i dha impulset në politikë, ndërsa shtoi se gjithmonë ka kërkuar t’i përcjellë qytetarit, të dyja këto pasione të tij.

Më tej Rama u ndal edhe tek lyerja që ai i bëri pallateve të vjetra në kryeqytet, dhe gjithçka siç nënvizon ai për t’i dhënë ngjyra Tiranës dhe për të lënë pas periudhën e komunizimit. Kjo pasi sipas Ramës ngjyrat janë shpresëdhënëse dhe këtë ka dashur që t’i japë gjithnjë vendit të tij

“Nuk po them se të gjithë kryeministrat duhet të jenë artistë, në politikë është mirë që të ketë anëtarë që kanë background të ndryshme. Variacioni është gjithnjë i mirë. Fushat janë të ndryshme por secila prej tyre të impresionon. Në vitin 1998 nisa një jetë të re. Brenda pak vitesh arrita të bëhem kryetar bashkie për Tiranën. Aty ndjeva impulset e mia në politikë, pasi ishte zhvilluar një fushatë ku unë fitova. Ishte një bashkëveprim mes pikturës dhe politikës çka unë ndjeja. Dhe kështu nisën edhe ndryshimet, duke e ndërthurur edhe ndërtesat e Shqipërisë. Pata edhe probleme më parë sa i përket zgjedhjes së ngjyrave, por këtë kam dashur, të zgjedh ngjyrat e dekorimit të vendit tim, në këtë mënyrë, zyrtari që kisha përballë nuk ishte i kënaqur me ngjyrat që kisha zgjedhur dhe më kërkoi një kompromis në këtë radhë. Por unë kam dashur që mënyra e dekorimit të vendit tim të ishte ndryshe nga komunizmi prandaj i pikturova me ngjyra të reja. Ngjyrat janë shpresëdhënëse.” tha kryeministri shqiptar 

STOKHOLM – Kryeministri Edi Rama është duke zhvilluar një vizitë dyditore në Stokholm, ku është ftuar të mbajë fjalën kryesore në samitin “Creative Time”. Ditën e sotme, kreu i qeverisë Rama takoi Kryeministrin suedez Stefan Löfven me të cilin bisedoi mbi marrëdhëniet dypalëshe gjatë një drekë pune të organizuar në selinë e qeverisë së Suedisë

Gjatë takimit, Kryeministri Rama e falenderoi homologun Lövfen për mbështetjen që Suedia i ka dhënë Shqipërisë, sidomos sa i takon edhe procesit të integrimit europian.

Gjithashtu edhe marrëdhëniet mes dy vendeve u cilësuan të shkëlqyera ku dhe Kryeministri Lövfen përgëzoi qeverinë shqiptare për reformat e ndërmarra. Një çështje e rëndësishme e bisedës ishte edhe vizita e fundit e Kryeministrit Rama në Serbi si dhe bashkëpunimi rajonal mes vendeve të Ballkanit.

rama suedi

Ndërkaq përmes një postimi në rrjetet sociale, shefi i qeverisë shqiptare, thekson se me Löfven është biseduar për politikën e re rajonale të vendit tonë, marrëdhëniet me Shqipëri-BE si dhe për thellim të bashkëpunimit dypalësh.

“Drekë pune me kryeministrin suedez për politikën tonë të re rajonale, marrëdhëniet me BE dhe bashkëpunimin dypalësh.” shkruan Rama

Më herët, Kryeministri Rama bisedoi dhe me ambasadorët suedez të akredituar në rajon dhe iu përgjigj interesimit të tyre mbi zhvillimet në rajon dhe procesin e integrimit europian të Shqipërisë.
 

Rama: Në Suedi takim me ambasadorët për politikën e jashtme
Kryeministri Rama i cili ndodhet në një vizitë zyrtare në Suedi, përmes rrjetit social ’Twitter’ bën të ditur se ndodhet në takim me ambasadoret suedeze të Rajonit. 

Takimi në Stokholm sipas kryeministrit Rama zhvillohet lidhur me dinamikën e re të politikës sonë të jashtme. Vizita e Ramës në Suedi vjen pas takimit dyditor në Serbi.

rama twitter