Ambasadorja e re e SHBA krah sekretarit të Shtetit para nisjes për në Shqipëri

677
Sigal

Ambasadorja e re e SHBA krah Secretariat të shtetit para nisjes për në Shqipëri Uashington, 10 gusht 2019 – Ambasadorët e rinj të SHBA-së kanë marrë edhe porositë e fundit nga drejtues të lartë të Departamentit të Shtetit, para se të nisen për në detyrë.

Sekretari amerikan i shtetit Mike Pompeo ka zhvilluar një takim me disa ambasadorë që do të përfaqësojnë SHBA-të në vende të ndryshme të botës. Mes tyre është edhe ambasadorja e emëruar për në Shqipëri, Yuri Kim.

Kim shfaqet në krah të sekretarit Pompeo, i cili ka shprehur kënaqësinë për takimin me ambasadorët që do ta përfaqësojnë qeverinë dhe popullin amerikan në vende të ndryshme të botës.

“Kënaqësi që pata një takim me ambasadorët tanë të emëruar ndërsa përgatiten për të përfaqësuar popullin Amerikan dhe për të udhëhequr Departamentin e Shtetit nëpër botë. Faleminderit për shërbimin tuaj për vendin tonë dhe me krah të lehtë”, ka shkruar Sekretari I Shtetit Pompeo.