Studentët e Fakultetit Juridik të Universitetit të Tiranës kanë përshkallëzuar protestën e tyre mëngjesin e sotëm, teksa kanë bllokuar hyrjen e godinës.
Një pjesë e studentëve janë ngujuar brenda ne Fakultet duke e zënë derën me karrige, ndërsa shprehen se do që qëndrojnë aty deri në zgjidhjen e kërkesave të tyre nga ana e qeverisë.
Pranë Fakultetit kanë mbërritur dhe forca policie, po që derimë tani nuk kanë ndërhyrë për të nxjerrë prej aty studentët, pasi çdo veprim i tyre është i paligjshëm.
Studentët shprehen se janë lodhur nga arroganca me të cilën është sjellë qeveria, dhe nuk kanë besim se problemet e tyre do të zgjidhen, pa përshkallëzuar protestën.
