”Qytetar Nderi” i Gostivarit, Erion Veliaj: Përherë mirënjohës qytetit dhe qytetarëve

93
Sigal

Veliaj: Përherë mirënjohës qytetit dhe qytetarëve të Gostivarit. Faleminderit për titullin “Qytetar Nderi” – E pranoj me shumë përulësi dhe ju kam gjithmonë në zemër. Bashkë!

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj është nderuar me titullin “Qytetar Nderi” nga komuna e Gostivarit e Maqedonisë së Veriut. Titulli iu dorëzua nga kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari. Veliaj shprehu mirënjohjen e tij për këtë vlerësim dhe tha se ndihet krenar dhe gjithmonë i gatshëm që të kontribuojë për Gostivarin.

”Jam vërtetë krenar për punën që keni bërë dhe ju përgëzoj, ju Kryetar i Komunës, por edhe ata që kanë vendosur gurin e tyre në këtë komunitet të jashtëzakonshëm të Gostivarit. Gostivari është vërtet një shembull model, jo vetëm si një nga bashkitë më të mirë-menaxhuara në këtë rajon, por gjithashtu si një hapësirë që na ka treguar se: Po, bashkëjetesa është e mundur. Është e mundur bashkëjetesa fetare, është e mundur bashkëjetesa etnike”, -tha Veliaj.

Kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari falënderoi kryebashkiakun e Tiranës për punën dhe përkushtimin e veçantë që ka bërë për Gostivarin. “Kur mendon Tiranën, automatikisht të vjen ndërmend kryeqyteti më dinamik në Ballkan. Tiranën e ka kthyer padyshim në Kryeqytet Europian, për të cilin nuk ka shqiptar që nuk krenohet”, -tha Taravari.