SPAK thërret për të dëshmuar  deputetin e PS- së, Petro Koçin: Fieri në duart e krimit

249
Sigal

SPAK ka thirrur për të dëshmuar deputetin e zgjedhur nga radhët e Partisë Socialiste, Petro Koçi, pas deklaratave të këtij të fundit në rrjetet sociale.

Nga raportimet mësohet se deputeti Koçi pritet të paraqitet në zyrat e SPAK, ditën e hënë, më 26 korrik, ndërkohë që sot u raportua se hetuesit kanë shkuar në zyrat e Bashkisë së Fierit për të verifikuar disa dosje që kanë të bëjnë me tenderat.

SPAK hapi një çështje pas deklaratave të deputetit të zgjedhur, i cili i bëri thirrje Prokurorisë të shkojë në Fier dhe të hetojë financat publike, pasi sipas tij, tenderat po fitohen nga trafikantët.

Këto efekte i mirëpresim edhe në Fier ku duart e krimit janë shtrirë mbi financat publike. Protagonistë të trafikut të drogës dhe të dhunës tashmë kanë legalizuar subjekte biznesi që fitojnë tendera publike.

Këtë e realizojnë ose nëpërmjet lidhjeve të drejtpërdrejta me ndonjë titullar institucionesh ose nëpërmjet kërcënimit të zyrtarëve të caktuar që ekzekutojnë prokurimet si edhe nëpërmjet eliminimit të konkurrentëve në procesin e tenderimit duke kërcënuar pronarët e subjekteve të biznesit.

Organet ligjzbatuese nuk duhet të lejojnë që qyteti ynë t’i nënshtrohet botës së krimit të organizuar”, shkruante ndër të tjera  Koçi .