Ballina Politikë SPAK kërkesë Kuvendit për arrestimin e Ahmetajt/ Mblidhet Këshilli i Mandateve, Ahmetaj...

SPAK kërkesë Kuvendit për arrestimin e Ahmetajt/ Mblidhet Këshilli i Mandateve, Ahmetaj nuk merr pjesë. Ja çfarë pritet

210
Sigal

Pas kërkesë së SPAK drejtuar Kuvendit, për arrestimin e ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj, mblidhet në Kryesinë e Kuvendit Këshilli i Mandateve.

Ndaj Arben Ahmetajt janë ngritur tre akuza penale, korrupsion pasiv, pastrim parash dhe deklarim i rremë dhe fshehje pasurie. Për këto akuza është kërkuar dhe arrestimi i tij.

Bashkë me lejen për arrestimin është dhe ajo për kontrollin personal dhe të celularëve të tij.

Mbledhja pritet të nisë me dy kërkesa. Së pari me kërkesën e opozitës për mbledhje me dyer të hapura dhe më pas me kërkesën e avokatëve të Ahmetajt që duan shtyrjen e saj, bazuar në dosjen voluminoze të SPAK.

foto galeri foto galeri

Vetë Ahmetaj nuk merr pjesë në mbledhje, por do të përfaqësohet nga avokatët e tij. Kreu i SPAK Altin Dumani dhe një tjetër prokuror i SPAK kanë mbërritur në Kryesinë e Kuvendit ku do të mbahet mbledhja.

Më herët SPAK ka vepruar me kontrollin e dy banesave, të partneres së z. Ahmetaj në Hamallaj dhe një vilë në zonën e Palasës që mendohet se disponohet nga ish-bashkëshortja e Ahmetaj. Të dy pasuritë janë sekuestruar nga SPAK dhe ka pasur një përpallje të tij me drejtësinë që e kundërshtonte këtë kontroll dhe sekuestro, sidomos për banesën në Hamallaj ku jetonte me bashkëjetuesen Erjola Hoxha.

Kërkesa e SPAK që i ka bërë Kuvendit, iu është dorëzuar deputetëve, që të njihen me pretendimet e Prokurorisë së Posaçme. Deputetët e Kuvendit të Shqipërisë janë njohur me këtë dokument, ku specifikohen shkeljet e pretenduara nga SPAK për Ahmetajn, i cili thuhet se në mënyrë të drejtpërdrejtë ose tërthorazi ka përfituar para nga biznesmenët Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto.