Masakra e Srebrenicës, Meta: Projektet ogurzeza për rishikim kufijsh e dominim të një vendi ndaj një tjetri, duhen dënuar me forcë

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta iu është bashkuar reagimeve në lidhje me 28-vjetorin e masakrës së Srebrenicës.

Meta shkruan se mohimi i gjenocidit, glorifikimi i kriminelëve të luftës dhe frymëzuesve të saj, si dhe përpjekjet për të ringjallur fantazmën e Millosheviçit dhe Jugosllavisë, të fshehura pas projekteve ogurzeza për rishikim kufijsh e dominim të një vendi ndaj një tjetri, duhen dënuar me forcë dhe të marrin një dënim të merituar.

NOA

POSTIMI I PLOTË

Nderojmë sot me dhembje kujtimin e mijëra viktimave të pafajshme të masakrës së Srebrenicës! Mohimi i gjenocidit, glorifikimi i kriminelëve të luftës dhe frymëzuesve të saj, si dhe përpjekjet për të ringjallur fantazmën e Millosheviçit dhe Jugosllavisë, të fshehura pas projekteve ogurzeza për rishikim kufijsh e dominim të një vendi ndaj një tjetri, duhen dënuar me forcë dhe të marrin një dënim të merituar. Forcimi i bashkëpunimit rajonal, bashkëjetesës etnike dhe fetare, konsolidon paqen, stabilitetin dhe sigurinë në rajon, për të ecur përpara drejt së ardhmes të përbashkët në Bashkimin Europian.