Sondazhi i Bollinos/ Edhe portalet e Ramës nuk e shpëtojnë më Bashën

171
Sigal

Thuajse të gjitha mediat pranë kryeministrit Edi Rama janë në mbështetje të kryetarit në detyrë të PD, Lulzim Basha. 

Nisja e ‘Foltores’ nga Sali Berisha shqetësoi kreun e qeverisë dhe ky i fundit menjëherë organizoi arsenalin e tij mediatik të mbrojtje të Bashës.

Mirëpo siç duket makineria mediatike nuk arrin të kontrollojë gjithçka dhe si rrjedhojë diku “do të fusë ujë”.

I tillë është edhe sondazhi i Shqiptarja.com, media e Carlo Bollinos, mikut për kokë të Edi Ramës.

Në anketën online të portalit të Bollinos, pyetjes se: ‘Kush mendoni se do ta fitojë betejën brenda PD-së’? – 60% janë përgjigjur: Sali Berisha! 30%: Lulzim Basha dhe 10% nuk kanë mendim.

Pra, Bashën nuk e shpëtojnë dot më as mediat e Ramës pavarësisht investimit personal të tij prej dy muajsh.

Ndoshta shpëtim për Bashë do të jetë vullneti dhe verdikti i demokratëve në Kuvendin Kombëtar të 11 dhjetorit të cilët siç edhe kanë paralajmëruar do ta zhveshin atë nga çdo funksion drejtues në PD.