Skandali: Qeveria i jep privatit menaxhimin e mbledhjes së taksave

615
Sigal

Jakup B. GJOÇA

Denoncimi i Bashës: Pas tenderit në Tatime qëndron një shtetase e huaj, që ka qenë në Shqipëri. (Aludimi është për Vllahutin)

Skandali më i fundit i qeverisë së Rilindjes është që t’i japë me koncesion privatit menaxhimin e mbledhjes së taksave. Nuk ka ndodhur ën asnjë vend të botës, që privati të menaxhojë, të kontrollojë, të monitorojë vjeljen e taksave të shtetit. Kryedemokrati Basha, dje deklaroi se pas këtij tenderi qëndron një shtetase e huaj, që ka punuar në Tiranë, mirëpo, shumë media përmendën emrin e ish-ambasadores së BE në Tiranë, Vllahutin, e cila, dihet, që ka qenë mbështetësja e hapur e qeverisë dhe ka heshtur për shumë raste korrupsioni, nuk tha asgjë për hashashizmin e Shqipërisë, për lidhjet e politikës me krimin etj.

Tenderi i kasave fiskale

Tenderi për përmirësimin e kasave fiskale vjen pas një investimi të ngjashëm të kryer në vitin 2015 nga administrate tatimore. Asokohe, rreth 16 milionë euro u hodhën për të krijuar një sistem elektronik të quajtur Cots, i cili supozohej se do të menaxhonte nga njëra anë komunikimin elektronik dhe vetëdeklarimin e bizneseve pranë tatimeve dhe nga ana tjetër, do t’i mundësonte tatimeve kapacitete analizuese të të dhënave, përfshirë menaxhimin e riskut. Me të dhënat e vitit 2011, OECD ka krahasuar Eficencën e Administrimit Fiskal tregon se në vendet anëtare, administrimi i mbledhjes së taksave kushton mesatarisht 0.99 për qind e totalit të taksave të mbledhura. Në disa vende si Polonia apo Japonia, mbledhja e taksave kushton deri në 1.72 për qind të totalit të të ardhurave fiskale në vendet respektive ndërsa në disa vende si Zvicra, Islanda, Suedia apo Estonia, qeveritë shpenzojnë vetëm 0.3 deri në 0.5 centë për çdo dollar taksë të arkëtuar. Administrata tatimore shqiptare përbën një rekord me shpenzimet e saj në masën 6.7% të të ardhurave të mbledhura. Programi i ri trevjeçar i propozuar me tenderin e ri pritet të rrisë shpenzimet vjetore të tatimeve edhe me 25% më shumë nga niveli i shpenzimeve të vitit 2017.

Qeveria po vendos me një tender korruptiv, monopolin e kontrollit të faturimit

Siç ishte paralajmëruar, shkruan BIRN, tenderi u fitua pjesërisht nga një kompani kroate. Një tender me vlerë afro 1.9 miliardë lekë i organizuar nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit u fitua nga një bashkim tre kompanish, dy nga të cilat janë shqiptare dhe një është kroate. Rezultati i tenderit, i cili u shpall në Agjencinë e Prokurimit publik, bëri të ditur se tenderi me fondin limit 1,869,825,960 lekë (afro 1.9 miliardë), i fitua nga kompanitë shqiptare Jehona e Datech si dhe kompania kroate Neos d.o.o., me ofertë 1,865,153,906 lekë, shifër kjo e barabartë me 99.75% të fondit limit. Fitimi i tenderit nga “një kompani kroate” ishte paralajmëruar nga Partia Demokratike në opozitë në shtator, kur tenderi sapo ishte hapur. Në një konferencë për shtyp, më 22 shtator 2018, dy deputetë të Partisë Demokratike, Jorida Tabaku dhe Endri Hasa, e patën shpallur tenderin e tatimeve korruptiv, dhe patën parashikuar se fituesi ishte një firmë kroate. [“Faktet tregojnë se Edi Rama nuk është tërhequr nga vjedhja e biznesit që vepron në Shqipëri, për llogari të një firme kroate, besoj lidhjet me të cilën do të zbulohen së shpejti,” deklaroi në atë kohë Endri Hasa. Subjekti Neos d.o.o me numër TVSH-je 77018181695 është me të vërtetë një kompani kroate me zyrë në Zagreb. Sipas njoftimit të shpalljes së fituesit, një ofertë e hedhur nga BNT Electronics ishte e barabartë me fondin limit. Por pavarësisht kësaj, oferta e Jehona, Datech dhe Neos ishte e vetmja e kualifikuar.

Pikëpyetje mbi efikasitetin

Tetë vjet pas instalimit të kasave, 76% e të ardhurave të buxhetit nga tatimi mbi vlerën e shtuar, (tatimi që kasat supozohet se do të ndihmonin të mblidhej saktë), ende mblidhen në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave dhe janë rezultat i mallrave të importuar. Tatimet mbledhin vetëm 24% të TVSH-së. Si pasojë e problemeve të hasura nga sistemi aktual i matjes së xhirove, Tatimet argumentojnë se në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare për Shoqërinë e Informacionit kanë përgatitur dokumentet për hapjen e një tenderi me fond “mbi kufirin lartë monetar”. Fondi limit është afro 1.9 miliardë lekë, ndërsa ofertat për këtë tender pranohen deri më 21 shtator 2018. Fituesi i tenderit pritet të krijojë një sistem të ri faturimi dhe grumbullimi të të dhënave fiskale nga bizneset te Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve si dhe një sistem analizimi të këtyre të dhënave. Sipas dokumenteve të tenderit, sistemi i ri do të duhet të krijojë nga biznesi te tatimet, fatura me numër unik identifikimi për çdo produkt të shitur, fjala vjen, duke i mundësuar Tatimeve të dinë se sa njësi të një produkti të caktuar janë shitur në treg dhe ta krahasojnë këtë me sasinë e produktit të deklaruar si të shitur nga furnitori me shumicë.

Qeveria e pranon: Nuk ka studim për fizibilitetin e këtij koncesioni

Askush nga qeveria nuk është në gjendje nëse ky investim i ri ishte paraprirë nga një studim fizibiliteti, i cili do të qartësonte përfitimet e pritshme. Një institucion publik duhet të kryejë një studim fizibiliteti mbi investimin e konceptuar për të vlerësuar nëse ky investim do të sjellë apo jo përfitime, si dhe në çfarë mase do të jenë këto përfitime. I pyetur nga BIRN se a është bërë një studim i tillë, Tatimet nuk dhanë një përgjigje të qartë dhe nuk thanë se një studim i tillë është kryer.

Monopoli i ri kroat me faturat, 100 milionë euro gjoba për bizneset

Ky monopol do të hedhë në kosh të gjitha kasat ekzistuese, pasi kroatët tani do të kenë teka të reja, do të kërkojnë pajisje të reja për biznesin. Realisht, kostoja e këtij tenderi do të jetë shumë herë më e madhe. Sistemi i ri do të paraqesë një rrezik shumë më të madh, atë të konkurrencës së paligjshme, pasi individë do të kenë në kohë reale të dhëna për ecurinë e biznesit. Sipas eksponentëve të PD-së, kostot e sistemit të ri për menaxhimin dhe kontrollin e faturimit do t’u kushtojnë shqiptarëve të paktën dhe 80 deri në 100 milionë euro të tjera. Monopoli që vulosi qeveria, me një faturë skandaloze për bizneset, 80-100 milionë euro, detyron çdo biznes që të heqë kasat dhe sistemet elektronike që ka sot, për të blerë pajisje te reja fiskale, që do të punojnë sipas kërkesave që do të përcaktojnë kroatëve, kur të ndërtojnë sistemin e ri. Monopoli do të hedhë në kosh 140 mijë kasat fiskale ekzistuese dhe çdo biznes do të detyrohet të paguajë të paktën 600 deri në 1000 Euro për sistemin e ri që do të kërkojnë kroatët e Edi Ramës, në mënyrë që biznesi të mos i mbyllet.

Basha : Pas tenderit në Tatime qëndron një shtetare e huaj, që ka punuar në Tiranë

Një nga skandalet e paralajmëruar nga kreu i PD-së Lulzim Basha në mbledhjen e PD-së është dhe marrja e një tenderi, sipas tij, korruptiv dhe të paracaktuar prej 15 mln eurosh një firme kroate. Por, ndonëse nuk e tha me emër, Basha u shpreh gjatë bashkëbisedimit me gazetarë se pas këtij tenderi qëndron një shtetase e huaj që ka qenë në Shqipëri deri pak kohë më parë, që siç u shprehën edhe shumë media, u aludua për ish-ambasadoren e BE-së në Tiranë, Vllahutin. Basha tha se ky tender është dhuratë e kryeministrit për vëllain tij. Basha: Skandali i paralajmëruar 5 javë nga PD-ja për afërën korruptive të Olsi Ramës dhe me gjasa, një shtetaseje të huaj, me detyrë zyrtare para pak kohësh në Shqipëri, si rezultat i së cilës një kompani kroate, në dhunim total të rregullave minimale të konkurrencës, siç e kemi paralajmëruar edhe më parë, ka fituar një tender 14, apo 15 milionë euro, në procesin e menaxhimit fiskal të vendit. Prej më shumë se 2 vitesh, kemi paralajmëruar, nëpërmjet denoncimeve konkrete, se kjo është një dhuratë, e kryeministrit për vëllanë e tij.