Meta falënderon qytetarët që kanë ardhur për të votuar në Shqipëri: Të gjithë të përmbushim detyrën tonë për të zgjedhur dhe kërkuar llogari

Kreu i Partisë së lirisë, Ilir Meta, ka falënderuar shqiptarët të cilët kanë ardhur në Shqipëri për të votuar.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Meta ka ndarë foto me një shqiptar të ardhur nga Kanadaja, teksa shkruan “Falënderoj Brunon që ka ardhur nga Toronto e Kanadasë vetëm për të votuar sot”.

NOA

Postimi i plotë i Metës:

Falenderoj Brunon që ka ardhur nga Toronto e Kanadasë vetëm për të votuar sot.

Asnjë rrugë nuk është shumë e gjatë dhe asnjë punë nuk është më e rëndësishme se sa ushtrimi i të drejtës për të votuar dhe zgjedhur në demokraci.

Falenderime të gjithë bashkëpatriotëve tanë nga SHBA, Kanadaja, Britania e Madhe dhe vendet e tjera që kanë lënë punët e tyre për të fuqizuar Demokracinë dhe rikthyer Llogaridhënien në vendin tonë.

Të gjithë të ndjekim shembullin e tyre dhe të përmbushim detyrën tonë për të zgjedhur sot dhe kërkuar llogari.

Pjesëmarrja sjell Ndryshimin