Skandali në Bashkinë e Fierit/ Armando Subashi, 8 muaj para zgjedhjeve, fali 1 mln euro gjoba, përfituan kompani që vijojnë të marrin tendera

345
Sigal

Një numër i konsiderueshëm kompanish private në Fier kanë përfituar mbi 1 milion euro nga falja e gjobave dhe detyrimeve të prapambetura vetëm pak javë para zgjedhjeve të 25 prillit. Skandali është denoncuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit që ka konstatuar se ky vendim është edhe në shkelje të ligjit zgjedhor. Edhe OSBE-ODIHR, në raportin final për zgjedhjet deklaroi se partia në pushtet nxori avantazhe të konsiderueshme nga përdorimi i aseteve publike. Bashkia e Fierit, e drejtuar nga Armando Subashi, ka falur mbi 1 milionë euro gjoba dhe detyrime të prapambetura vetëm pak javë para zgjedhjeve të përgjithshme të 25 prillit 2021. Përfituesit më të mëdhenj nga kjo amnisti e fshehtë janë një numër i konsiderueshëm kompanish, të cilat vijojnë të përfitojnë kontrata publike nga bashkia e Fierit. Në 2 mars 2021, Këshilli Bashkiak miratoi propozimin e Subashit për heqjen nga kontabiliteti të detyrimeve të prapambetura, në vlerë totale 1.3 miliardë lekë të vjetra. Vendimi u argumentua me faktin se borxhet ishin të vjetra dhe debitorët, kryesisht kompani private, kanë mbyllur aktivitetin tregtar. Por, Kontrolli i Lartë i Shtetit ka konstatuar se pjesa më e madhe e borxhlinjve ndaj bashkisë së Fierit janë aktivë. Madje, më e rëndë është fakti se disa prej kompanive, që kanë përfituar nga falja e gjobave, vijojnë të fitojnë rregullisht tendera në institucionin e drejtuar nga Armando Subashi. KLSH ka konstatuar gjithashtu se vendimi i marrë dy muaj para zgjedhjeve të përgjithshme është edhe në shkelje të ligjit zgjedhor, i cili ndalon amnisti financiare në periudhë elektorale. Zgjedhjet parlamentare të vitit të kaluar u shoqëruan me akuza të forta ndaj maxhorancës, për përdorimin e të gjithë makinerisë shtetërore në favor të mbledhjes së votave për Partinë Socialiste. Misioni vëzhgues i OSBE-ODIHR-it, në raportin e tij final për zgjedhjet, deklaroi se “Partia në pushtet nxori avantazhe të konsiderueshme nga ajo në detyrë, duke përfshirë nëpërmjet kontrollit të saj mbi administratat lokale, dhe nga keqpërdorimi i burimet administrative”.