Presidenti Meta vlerëson me Titullin “Mjeshtër i Madh” profesorin Xhorxhi Vasili: Një qytetar dhe intelektual model

192
Sigal

Presidenti Ilir Meta ka vlerësuar me titullin e lartë “Mjeshtër i Madh” profesorin dhe aktivistin shoqëror, Xhorxhi Vasili.

Me një postim në facebook Meta vlerëson profesorin Vasili për kontributin dhe angazhimin e shquar në mësimdhënie dhe jetën publike, për cilësitë e spikatura pedagogjike në edukimin e brezave të rinj dhe për aftësitë e veçanta drejtuese e organizuese të dëshmuara në arsimin sarandjot.

Postimi i plotë:

Në vlerësim të kontributit dhe angazhimit të shquar në mësimdhënie dhe jetën publike, për cilësitë e spikatura pedagogjike në edukimin e brezave të rinj dhe për aftësitë e veçanta drejtuese e organizuese të dëshmuara në arsimin sarandjot, i akordova Profesorit të nderuar të matematikës dhe aktivistit shoqëror, Xhorxhi Vasili, Titullin e lartë “Mjeshtër i Madh”.

Një qytetar dhe intelektual model, i cili reflekton edukatë, kulturë, patriotizëm, profesionalizëm, përkushtim dhe pasion për progresin shoqëror, ndihmesa e tij për zhvillimin cilësor të arsimit shqiptar qëndron pas çdo suksesi të studentëve sarandjotë, që shkëlqejnë me karrierat e tyre në çdo fushë të jetës. 📚🇦🇱