Skandali i inceneratorëve/ Klodian Zoto do të përpunojë mbetje të rrezikshme në landfill. Prof. Malltezi: Nuk ka leje mjedisore

295
Sigal

Reagon  për “Telegraf” Prof. Dr. Jamarbër Malltezi, drejtuesi i Departamentit të Mjedisit të PD-së

Nuk kanë leje mjedisore për mbetje industriale

Jakup B. GJOÇA

-Prof. Malltezi, a ka mundësi që landfilli i Tiranës të përpunojë edhe mbetje të rrezikshme, siç kërkon Klodian Zoto?

– Duhet bërë sqarimi se çfarë lloji mbetjesh të rrezikshme bëhet fjalë. A flitet për mbetje industriale, biokimike, radiokimike apo mjekësore. Dallimi kryesor mes një landfilli të mbetjeve të zakonshme me një të mbetjeve të rrezikshme, (kryesisht industriale e jo radioaktive) ka të bëjë me përshkrueshmërinë e tokës nga ujrat. Duhen argjila të padepërtueshme nga uji,  të jetë e nivelit 10 në fuqi -9 (krahasuar me 10 në fuqi -6 që është e detyrueshme për argjilat në rastin e landfilleve sanitare të mbetjeve të zakonshme shtëpiake. Këtu kemi të bëjmë me aferën korruptive. Kjo pasi Zoto, (që luan paratë e Rama-Ahmetaj-Veliaj-Blushi), ndërkohë që merr gati 36 euro për ton nga taksat tona për mbetjet shtëpiake (29 pa tvsh plus 20% tvsh). POR po i vjedh me detyrim bizneseve 60 euro për ton për mbetjet e biznesit, pasi ua konsideron mbetje industriale! Por këta nuk kanë licencë apo leje mjedisore për mbetjet industriale! Pra, ose duhet t’u marrin veç 36 sa të tjerëve, ose nuk duhet t’u marrin fare mbetje industriale, pasi nuk kanë leje dhe nuk plotësojnë kushtet. Këta duan të vijojnë të vjedhin para dhe nga 60 euro për ton dhe të marrin një copë letër pa plotësuar kushtet ligjore.”