Abuzoi seksualisht me një grua me probleme të shëndetit mendor, prangoset 26-vjeçari

266
Sigal

Policia e Krujës ka arrestuar një person pasi ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona të pazotë”.

I arrestuari është një 26-vjeçar me inicialet SH.M., banues në Fushë-Krujë, ndaj të cilit ishte caktuar më pare masa “Arrest me burg” nga Gjykata e Shkallës së Parë.

Ky shtetas, në vitin 2019, akuzohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një shtetase 30 vjeçe, e cila vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Njoftimi i Policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale, ndaluan shtetasin Sh. M., 26 vjeç, banues në Fushë Krujë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Krujë i ka caktuar masën “Arrest në burg”, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona të pazot”.

Ky shtetas, në vitin 2019, dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një shtetase 30 vjeçe, e cila vuan nga probleme të shëndetit mendor.