Skandal në Durrës. Qindra e qindra qytetarë presin në radhë për dëmshpërblimin nga tërmeti

270
Sigal

Qindra banorë të Durrësit, banesat e të cilëve janë dëmtuar nga tërmeti para një viti e kusur, kanë marrë sot njoftimin për të aplikuar për dëmshpërblimet. Qeveria u ka lënë vetëm 24 orë kohë afat, ndërkohë që numri i atyre që duhet të kryejnë proceduar është me mijëra në radhë.

Pamjet në videon e publikuar nga Kryetarja e LSI në Durrës, Kontjana Kuçi tregojnë radhë të gjata njerëzish që presin të aplikojnë në sportele. Radhët kanë nisur që në orën 04:00 të mëngjesit dhe qytetarët qëndrojnë për të mos humbur afatet. Në situatën në të cilën po kalon vendi me pandeminë, grumbullimi i kaq shumë njerëzve për shkak të paaftësisë së qeverisë është një krim.

Në postimin e saj, krahas videos, Kuçi shkruan se “Me qindra banorë të Durrësit kanë mbajtur radhë që nga ora 04:00 e mëngjesit për të aplikuar brenda 24 orëve dhe pa asnjë njoftim zyrtar për grantin e dëmshpërblimit.

“Kjo është skandaloze dhe e turpshme, prandaj mē 2️⃣5️⃣ prill të gjithë së bashku ta shporrim këtë qeveri çnjerëzore, korruptive, të papërgjegjshme që tallet dhe rrezikon jetën e njerëzve”, shkruan më tej Kuçi.