Presidenti Meta në emisionin sportiv radiofonik / Sot do të flasim vetëm për sport

239
Presidenti Ilir Meta ka postuar një status në llogarinë e tij në facebook ku njofton pjesmarrjen në emisionin sportiv radiofonik në Top Albania Radio. Kreu i shtetit fton të gjithë simpatizantët sipas mundësive për ta ndjekur në radio live në ora 19:05. Meta theksoi se sot do të flitet vetvm për sport.
Ja postimi i plotë :
Dashuria ime për radion është e veçantë. Ende i përjetoj me shumë emocion kujtimet kur komentoja në emisionin më të dashur dhe më të ndjekur sportiv radiofonik të kohës, “Nga njëra ndeshje, në tjetrën”, të drejtuar nga mjeshtri i mirënjohur i mikrofonit, komentatori i shquar, Ahmet Shqarri.
Për këtë arsye, e pranova me shumë kënaqësi ftesën e tre gazetarëve Sidorela Gjoni, Glenti Nallbani dhe Denis Dyrnjaja, për të marrë pjesë sot në emisionin e tyre sportiv radiofonik “Pasó” në Top Albania Radio.
Ju ftoj të gjithëve, sipas mundësive, të na dëgjoni live në ora 19:05. Për këdo, që e ka të pamundur të na ndjekë në radio, intervista ime do transmetohet edhe në Facebook!
Sot do të flasim vetëm për sport!
Mirudëgjofshim!
Sigal