Skandal në Durrës, LSI: Mafia e Rilindjes po përgjon zyrat elektorale

248
Sigal

LSI e Durrësit ka denoncuar sot një skandal të paprecedentë që nuk është hasur asnjëherë më parë në fushatat elektorale.

Në një deklaratë për mediat, drejtuesja e LSI në Durrës, Elona Guri tha se struktura kriminale të pushtetit ka vendosur aparatura përgjimi në selinë e kësaj partie në Durrës, për të përgjuar aktivistët e kësaj partie.


Deklarat për e mediat e Elona Gurit: 

Mafia e inceneratorëve vendos kamera dhe pajisje përgjimi në zyrën qendrore të LSI Durrës me qëllimin për të identifikuar, intimiduar, frikësuar e më pas për të pushuar nga puna këdo qytetar të thjeshtë që i bashkohet LSI. Ky është një skandal i paprecedentë në procesin e fushatës zgjedhore në Shqipëri në 30 vite.
Një shkelje penale dhe një akt i shëmtuar i kryer nga matrapazët e inceratorëve. Njihuni me të vërtetën se sa poshtë kanë rënë zuzarët e “Rilindjes” dhe se çfarë mendje kriminale kanë fundërrinat e mafias së plehrave të cilëve u shtohet një padi tjetër penale për shkeljet dhe zullumet e shumta që kanë bërë. Harxhojnë milionat e vjedhura nga inceneratorët për kamera dhe mjete përgjimi për të intimiduar e frikësuar njerëzit e LSI. Asgjë nuk e ndal FITOREN E MADHE të 25 prillit. Janë të kapitulluar.
Më 25 prill fiton Durrësi dhe Shqipëria.