Endrit Braimllari takim me të rinjtë: Të rinjtë energjik të Korçës do të sjellin ndryshimin e madh me 25 Prill.

214
Sigal

Ditën e sotme Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Endrit Braimllari, njëherësh edhe drejtues politik i partisë në Korçë është takuar me të rinjtë, ku thotë se energjia e tyre do të sjellë ndryshimin.

“Korça nuk mund të qëndrojë më peng e politikës të dështuar klienteliste të Rilindjes. Kanë 8 vite që flasin për projekte imagjinare dhe nuk kanë bërë asgjë për rininë Korçare.”,- u shpreh Braimllari në mesazhin e tij të shpërndarë në rrjetet sociale.


Mesazhi i plotë i Endrit Braimllarit:

Të rinjtë energjik të Korçës do të sjellin ndryshimin e madh me 25 Prill. Ne do të krijojmë mundësi punësimi, do të ulim koston e jetesës dhe do të kthejmë shpresën në vend.

Korça nuk mund të qëndrojë më peng e politikës të dështuar klienteliste të Rilindjes. Kanë 8 vite që flasin për projekte imagjinare dhe nuk kanë bërë asgjë për rininë Korçare.

Ende guxojnë të premtojnë projekte imagjinare për rininë, investime në bujqësi, por kurrë nuk i kthyhen në projekte në shërbim të qytetarëve korçarë. Politika e Rilindjes gjithnjë ka pasur dhe ka në fokus vetëm oligarkinë dhe aspak qytetarët.