Monika Kryemadhi: E gjithë periudha e tranzicionit ka diziinformuar, jo vetëm opinionin publik, por edhe politik edhe financiar, edhe shoqëror e profesionistë

Në vijim të takimit në Mallakastër, Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi tha se, e gjithë periudha e tranzicionit ka diziinformuar, jo vetëm opinionin publik, por edhe politik edhe financiar, edhe shoqëror e profesionistë.

Pjesë nga fjalët e Monika Kryemadhit: 

Sigal

Këtë debat duhet ta krijojmë edhe publik, Ka ndodhur një diziinformim i opinionit. Disa ditë më parë ne ishim me disa naftëtarë që ishin pjesë e nxjerrjes jo përpunimit. E gjithë periudha e tranzicionit ka diziinformuar, jo vetëm opinionin publik, por edhe politik edhe financiar, edhe shoqëror e profesionistë. Njerëzit diku fokusohen vetëm tek prodhimi dhe tek shitja e naftë bruto, por ndërkohë thonë se ka kosto përpunimi i saj, pasi kushton më shtrenjtë, kjo e kjo. Këtu nuk bëhet një analizë financiare se si do ti leverdiste më mirë ekonomisë shqiptare edhe nëse shteti hyn garant ndonjëherë edhe pse mund të ketë një kosto financiare, ajo duhet të jetë një element tjetër që ti shtet do ta marrësh përsipër për të mbajtur qytetet në jetë, por edhe për të mbajtur industrinë tënde në punë.