Pagoi 700 mijë dollarë për një foto me Trump? – Meta: Artikulli i trilluar, gjyqi ndaj gazetës i pashmangshëm

147
Sigal

Gazeta austriake “Kronen Zeitung” së fundmi ka bërë një denoncim lidhur me presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta, e cila pretendon se ka paguar 700,000 mijë dollarë për lobim përmes një kompanie guaskë, që të siguronte një foto në ceremoninë e inaugurimit të Presidentit amerikan, Donald Trump.

Në emision “Të Paekspozuarit”, Presidenti Meta tha nga ata e tij se është një artikull i trilluar, dhe si ti tillë, gjyqi për gazetën do të jetë i pashmangshëm.

Është për të qeshur dhe për të qarë, se kjo gazetë bulevardeske austriake, përdoret për qëllime tepër spekulative, për të mos thënë mafioze, por kjo do te provohet në gjyq.

Gjyqi per gazetën bulevardeske austriake është i pakthyeshëm. Artikulli qesharak, i pavërtetë, i mbushur me mashtrime, aq më pak për pozitën që isha ata duhej të çonin pyetjet paraprakisht.

Nuk kam patur kurrë problem të bej foto. Të vishesh si grua dhe të paguash, si gruaja e dikujt tjetër, (gruaja e Bilalit) për të bërë një foto kjo nuk është normale.

Me të njëjtin vend kam qenë më Vasilin, kanë qenë edhe deputet të tjerë, unë s’kisha nevojë të paguaja për një foto, se isha kryetar Kuvendi i ftuar më agjendë.”-tha Meta.