Operacioni “Plumbi i Artë”, ja ku fshiheshin të fortët/Foto

146
Sigal

Kanë dalë pamjet gjatë aksionit që forcat “RENEA” kryen në kuadër të operacionit “Plumbi i artë”. Në fotot e mëposhtme, shihet momenti kur efektivët e forcave speiciale hyjnë brenda një hoteli ku mendohej se fshiheshin disa prej personave të shpallur në kërkim si porositës të disa vrasjeve.

Efektivët nuk kanë mundur të arrestojnë personin që ndodhej brenda dhomës së hotelit, por në foton tjetër siç shihet gjenden dorashka si dhe një qese me kanabis.

Çfarë ndodhi sot?

Nga 18 urdhër-arrestet e ekzekutuara, gjysma janë persona që ndodheshin me parë të arrestuar në paraburgim apo të dënuar në burgje, ndërsa pjesa tjetër individë që kanë pasur role dytësore në ngjarje.

Prangave u kanë shpetuar emra te tillë si Ervis Martini, Suel Çela apo edhe avokati Alban Bengasi që ka qenë shpesh ne mbrotje te tyre. Ndonëse nuk u pranua zyrtarisht nga kreu i SPAK Arben Kraja dhe dhe Drejtuesi i policisë së shtetit ne Gledis Nano gjatë konferencës mos arrestimi i personazheve kryesor tregon jemi perpara një dekonspirimi.

Kreu i SPAK tha se bëhet fjalë për 18 procedime te nisura më herët që janë kryer nga 8 grupe kriminale që operonin në Tiranë Elbasan, Durrës dhe Lezhë.

Drejtori i policisë së shtetit tha se gjatë operacionit me urdhër të SPAK janë kontrolluar edhe 28 banesa ku jane gjetur dhe sekuestruar edhe arme zjarri antiplumb para dhe fatura bankash.