S’ka lekë! Kompesimi i ish-pronarëve shtyhet deri në 2030

57
Sigal

Lekët e kompesimit u shpërdoruan gjatë fushatës! Prej më shumë se 3 dekada me qindra pronarë tokash në vend nuk arrijnë të marrin kompensim për pronat e marra. Kalvari i zvarritjeve për ish pronarët duket se nuk do të ketë fund, pasi janë mbi 20 mijë dosje stok që duhet të presin pas 2030. Gjykata Europiane: Nëse nuk nisni pagesat në 2024 do të ketë ndëshkime të paimagjinueshme

Çdo muaj që kalon shoqërohet me një kamat-vonesë që rëndohet gjithnjë e më shumë, teksa vendimet një ditë do të duhet të paguhen. Moszbatimi i këtyre vendimeve nuk përkeqëson vetëm imazhin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare, por shkakton edhe dëme në financat e shtetit

Shqipëria vijon të shënojë regres sa i përket zbatimit të vendimeve të Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut. Raporti më i fundit e rendit vendin të tretin nga fundi, krah Rusisë dhe Azerbajxhanit. Shteti shqiptar angazhohet se do të fillojë të paguajë nga janari i vitit 2024, por ndërkohë moszbatimi i këtyre vendimeve ka rritur kostot nëpërmjet kamat-vonesës. Shqipëria vijon të mos zbatojë vendimet e Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut, por angazhohet se nga janari i 2024 do të ndryshojë qasje, duke filluar të paguajë dëmshpërblimet. Në Udhërrëfyesin për Shtetin e së Drejtës, pjesë e kapitullit 23 të negocimeve për anëtarësim në Bashkimin Europian, të hedhur për konsultim publik, pala shqiptare shprehet se për të përmbushur kërkesat e Brukselit, do të fillojë shlyerjen e detyrimeve të prapambetura që kryesisht lidhen me të drejtën e pronësisë. Por, pse nevojitet një angazhim i tillë përballë institucioneve të Bashkimit Europian, kur vendimet e Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut janë të detyrueshme për t’u zbatuar? Përgjigjen e kësaj pyetje e gjejmë tek analiza që Gjykata Europiane për të Drejtat e Njeriut ka bërë në lidhje me zbatimin e vendimeve të saj. Shqipëria ka shënuar regres duke rënë me dy pozicione, e renditur krah Rusisë dhe Azerbajxhanit. Moszbatimi i këtyre vendimeve nuk përkeqëson vetëm imazhin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare, por shkakton edhe dëme në financat e shtetit. Me pak fjalë, çdo muaj që kalon shoqërohet me një kamat-vonesë që rëndohet gjithnjë e më shumë, teksa vendimet një ditë do të duhet të paguhen. Ajo që është simbol i dëmit të shkaktuar është çështja Sharxhi dhe të tjerë kundër Shqipërisë, e njohur në publik si vendimi për Pallatin e familjarëve të Lulzim Bashës. Tritoli ndaj këtij pallati i kushtoi fillimisht arkës së shtetit mbi 13 milionë euro. Sipas shkresave që A2 CNN disponon të korresponencës ndërmjet Avokaturës së Shtetit dhe Gjykatës Europiane, pala shqiptare është shprehur se momentalisht nuk ka mundësi financiare për pagesën, shumë e cila është rritur me 2 milionë euro.

S’ka lekë, kompensimi i ish-pronarëve shtyhet deri në 2030, mbi 20 mijë dosje stok

Prej më shumë se 3 dekada me qindra pronarë tokash në vend nuk arrijnë të marrin kompensim për pronat e marra. Kalvari i zvarritjeve duket se nuk do të ketë fund për ish pronarët të cilët tashmë do të duhet të presin deri në vitin 2030 që të marrin atë që ju takon. Shkak për këtë shtyrje të afatit është bërë mungesa e fondeve

Prej më shumë se 3 dekada me qindra pronarë tokash në vend nuk arrijnë të marrin kompensim për pronat e marra. Kalvari i zvarritjeve duket se nuk do të ketë fund për ish pronarët të cilët tashmë do të duhet të presin deri në vitin 2030 që të marrin atë që ju takon.

Ministria e Drejtësisë ka njoftuar se afati për të shqyrtuar dosjet e ish pronarëve dhe për ti kompensuar ato do të jetë deri në vitin 2030.

Në dokumentin e hedhur për konsultim publik mbi shtetin e së drejtës, Ministria e Drejtësisë njofton shtyrjen me 5 vite të afatit të kompensimit të ish-pronarëve. Kompensimi duhet të përfundonte në vitin 2025, por mesa duket ndryshime të reja do të pësojë ligji për trajtimin dhe kompensimin e ish-pronarëve. Shkak për këtë shtyrje të afatit është bërë mungesa e fondeve.

“Sigurimi gradual i mbështetjes së duhur financiare për procesin kalimtar të kompensimit të pronave brenda vitit 2030. Progres thelbësor në proceset kalimtare të pronësisë brenda vitit 2030”, thuhet në objektivat e vëna nga Ministria e Drejtësisë.

Prej më shumë se 3 dekada me qindra pronarë tokash në vend nuk arrijnë të marrin kompensim për pronat e marra. Kalvari i zvarritjeve duket se nuk do të ketë fund për ish pronarët të cilët tashmë do të duhet të presin deri në vitin 2030 që të marrin atë që ju takon.

Ministria e Drejtësisë ka njoftuar se afati për të shqyrtuar dosjet e ish pronarëve dhe për ti kompensuar ato do të jetë deri në vitin 2030.

Në dokumentin e hedhur për konsultim publik mbi shtetin e së drejtës, Ministria e Drejtësisë njofton shtyrjen me 5 vite të afatit të kompensimit të ish-pronarëve. Kompensimi duhet të përfundonte në vitin 2025, por mesa duket ndryshime të reja do të pësojë ligji për trajtimin dhe kompensimin e ish-pronarëve.
Shkak për këtë shtyrje të afatit është bërë mungesa e fondeve.

“Sigurimi gradual i mbështetjes së duhur financiare për procesin kalimtar të kompensimit të pronave brenda vitit 2030. Progres thelbësor në proceset kalimtare të pronësisë brenda vitit 2030”, thuhet në objektivat e vëna nga Ministria e Drejtësisë.

KLSH duke ju referuar ligjit të vitit 2015 për trajtimin e pronës që linte si afat 10 vite për të kompensuar të gjithë ish pronarët, e konsideron procesin e ngadaltë, përsa i takon dhënies së parave për 18.734 vendime përfundimtare të vlerësuara nga Sektori i Kompensimit i ATP-së.

“Në shqyrtimin e dosjeve për kompensim rezultojnë vonesa në kompensimin deri në 3 vjet, në 6 raste rezulton se dosjet kanë filluar të shqyrtohen në vitin 2017 dhe janë kompensuar në vitin 2020 pra me vonesa të pa justifikuara dhe pa pasur dokument justifikues mbi shkaqet e vonesës si dhe selektimi dhe zgjedhja e subjektit për tu marrë në shqyrtim”, thuhet në auditim.

Në auditimin e bërë nga KLSH ngrihen një sërë problemesh edhe me kompensimet e bëra deri më tani, ku veç problemeve në trajtimin e dosjeve duke dëmtuar buxhetin e shtetit evidentohet si problem edhe afati kohor i gjatë për të përfunduar shqyrtimin e një dosje.

Pse nuk kompensohen ish pronarët?

 

Për të përfunduar me kompensimin e rreth 20 mijë dosjeve, duhet një fond prej rreth 101 miliardë lekë.

Nëse ecet me ritmin e këtyre shtatë viteve 2015-2022, ku fondet e vëna në dispozicion për këtë proces kanë qenë deri në 2 miliardë lekë në vit, pritshmëritë për të përmbyllur gjithë kompensimin nuk janë optimiste pasi do të duhesh edhe disa dekada të tjera.

Zvarritjet ligjore, Strasburgu ndihmoi ish-pronarët!

 

Procesi i trajtimit dhe kompensimit të ish pronarëve u duk se hyri në rrugën e zgjidhjes me ligjin e vitit 2015, Për Trajtimin e Pronës dhe Përfundimin e Procesit të Kompensimit. Por në fakt ndodhi e kundërta pasi procesi stopo pasi për shkak se ish pronarët paditën Shqipërinë në Gjykatën Evropiane të Drejtave të Njeriut, për shkak se nuk ishin dakord me mënyrën e kompensimit. Ligji i 2015, ju njihte të drejtën e kompensimit ish pronarëve me vlerën që ka pasur prona në momentin e kompensimit pavarësisht se ajo mund të ketë ndryshuar status, për shembull nga tokë bujqësore në truall.

Pasi Gjykata e Strasburgut e pranoi këtë padi i sugjeroi Shqipërisë që të ndryshonte ligjin “Për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave”. Me ndryshimet e bëra u pranua që për më shumë se 3800 dosje të cilave ju kishte ndryshuar zëri kadastral do ju shtohet vlera e kompensimit që marrin ish pronarët.

Në ligjin e 2015 nuk ishte e përcaktuar formula se si do të kompensoheshin qytetarët, të cilëve prona u kishte ndryshuar status (pra me çfarë vlere kompensoheshin kur prona e tyre nga toke bujqësore ka kaluar në tokë truall), për këtë shkak Gjykata Evropiane argumentonte se edhe vlerësimi i kompensimit që është bërë për këto raste me ligjin e 2015 ka qenë i ulët.

Nga ndryshimet e bëra në ligj u vendos që për dosjet e patrajtuara të cilave u ka ndryshuar zëri kadastral nga koha e shpronësimit, vlera e kompensimit do të jetë jo më pak se 10% të vlerës së pronës të llogaritur sipas zërit kadastral aktual.

“Prona e njohur për kompensim vlerësohet në bazë të zërit kadastral që ka pasur në kohën e shpronësimit. Kur ka ndryshuar zëri kadastral i pronës së njohur për kompensim, prona e njohur për kompensim, vlerësohet sipas zërit kadastral aktual. Vendimet përfundimtare, që kanë të njohur vetëm të drejtën e kompensimit, vlerësohen financiarisht, sipas zërit kadastral që ka pasur prona në kohën e shpronësimit.

Kur ka ndryshuar zëri kadastral i pronës së njohur për kompensim, prona e njohur për kompensim, vlerësohet sipas zërit kadastral aktual”, u përcaktua në ligjin e ri.

Por edhe kjo mënyrë e kompensimit sipas KLSH, po has në problematika.

“Edhe pse janë miratuar ndryshimet e ligjit 133/2015 me ligjin nr.77/2022 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligji nr. 133/2015, datë 05.12.2015, “Për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave” nga ana ATK -ja nuk janë të publikuara në Buletinin Zyrtar të ATP -së, rivlerësimi financiar me 10% të zërit kadastral aktual ku rezulton që preken rreth 3843 vendime dhe që do të Faqet 57 -61 I ulet AT P -ja t ë marr masa për të publikuar në Buletinin Zyrtar të ATP -së, rivlerësimi n financiar me 10% të zërit kadastral aktual dhe ku rezulto i që preken rreth 3843 vendime ku do të përfitojnë një vlerë financiare rreth 17 Mld lekë”, thuhet në auditimin e KLSH-së.