Doli në protestë, banorit të Bërxullës i bie të fikët në mes të rrugës

42
Sigal

Një prej banorëve të Bërxullës, që doli në protestë kundër projektit ‘Thumanë-Kashar’, i ka rënë të fikët në mes të rrugës.

Ndërkohë në vendngjarje nuk ka ambulancë. Ai po transportohet në spital me një automjet policie.

Banori u fut pa ndjenja në makinën e efektivëve dhe i shoqëruar nga një person tjetër që po merrte pjesë në protestë po dërgohet në spital.

Doli në protestë, banorit të Bërxullës i bie të

Ngjarja ndodhi teksa efektivët po përpiqeshin që të lironin rrugën e Rinasit, që ishte bllokuar nga banorët e Bërxullës.

Ndërkohë një person u shoqërua nga efektivët.

Në protestë janë ngritur edhe fëmijët duke bojkotuar sot shkollën, të cilët mbajnë  pankarta në dorë me mbishkrime ‘Po na vrisni të ardhmen’, ‘Prona është pasuria jonë’, etj.