Sistemi i Drejtësisë në kolaps!/ Meta: Dështimi i Reformës në Drejtësi me korrupsionin sistematik

163
Sigal

Do donim hetim për çështjen e kontrabandës që kanë lajmëruar mediat malazeze duke thyer embargon e BE dhe gjithë komunitetit ndërkombëtar ndaj Rusisë apo të shihnim ndonjë iniciativë për portin e Durrësit apo skandalet që dalin përditë në lidhje me korrupsionin sistemik në dogana e shumë fakte të tjera.

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta i ftuar në një emision ka folur në lidhje me garën e zhvilluar për kreun e SPAK dhe rrethanat e kësaj ngjarjeje. Meta deklaroi se sipas reformës në Drejtësi kreu i SPAK ka një rol drejtues procedural dhe se për këtë çështje ka pasur shumë ‘tifozëri’, ndërsa shtoi se reforma prej shumë kohësh është kthyer në një “Rama-formë”. “Kjo reformë goditjen e parë e mori me emërimin e Prokurorit të Përgjithshëm me 69 vota” I pyetur për përplasjen e kryeministrit Rama me ambasadoren Kim dhe ndikimin në garën për kreun e SPAK, Meta u shpreh se është diçka që nuk ka hapësirë për komente, pasi qytetarët duan një hetim për gjithë skandalet në vend duke nisur nga thyerja e embargos me Rusinë te porti i Durrësit dhe investigimi i korrupsionit sistemik në dogana. “Nuk kam asnjë koment për këtë zgjedhje, aq më tepër që sipas reformës në drejtësi drejtuesi i SPAK ka një rol procedurial drejtues dhe njëkohësisht ka patur kaq shumë debate dhe tifozeri për këtë çështje. Në gjykimin tim jo vetëm si kreu i PL-së për shkak të pozitave që kam pasur në të kaluarën kjo reformë prej kohësh është kthyer në një “Rama-formë” në tërësinë e vetë dhe nuk më zgjon ndonjë emocion të veçantë pasi kriza e mungesës së rezultateve, sa i takon funksionimit të shtetit të së drejtës nuk mund të fshihet për shkak të atmosferave që krijohen, që nuk na heqin vëmendjen nga thelbi i problemit. Në këto 6 vite Shqipëria ka rënë mbi 20 vende sa i takon indeksit të korrupsionit sipas Parlamentit Evropian. Do donim një hetim për çështjen e kontrabandës që kanë lajmëruar mediat malazeze duke thyer embargon e BE dhe gjithë komunitetit ndërkombëtar ndaj Rusisë apo të shihnim ndonjë iniciativë për portin e Durrësit apo skandalet që dalin përditë në lidhje me korrupsionin sistemik në dogana e shumë fakte të tjera. U ngrit gjithë Europa, Bundestagu për dosjen e Dibrës. U vu kusht hetimi i saj. Kjo çështje pritej të merrej nga SPAK. Po ju e dini që kurrë nuk u shqyrtua po u delegua. Marrim një rast tjetër, incidentin e Elbasanit ku për fat të keq një qytetar humbi jetën. Nëse do të ishte hetuar me prioritet jam i sigurt që nuk do të kishte ndodhur kurrë ngjarja e Elbasanit. SPAK ka favorizuar çështjen e inceneratorëve. Unë e kam denoncuar dhe kur kam qenë president. Ka pasur denoncime me fakte, me prova nga ish LSI. Tek çështja e inceneratorëve kemi të bëjmë me një organizatë të strukturuar kriminale në nivelin më të lartë të qeverisë. Kemi afera më të mëdha si ajo e Portit të Durrësit, të koncesioneve. Por në çdo rast është një vepër kriminale dhe sot nuk ka asnjë hetim. Kemi rastin Becheti. Porti i Durrësit, se ky vetëm një projekt strategjik nuk është të ndërtosh apartamente. Për më tepër është një grabitje e pronës publike. Rrezikon ta lerë vendin pa port. Kur bëhen projekte lagjesh është detyrimi për të bërë konsultim publik. Pse nuk lëvizet në këtë drejtim nga drejtësia? Sepse ajo është e kapur nga Edi Rama.”- u shpreh Meta.