Basha: PD qëndrim unanim, jo kompetenca kushtetuese SHBA-BE

503
Pas mbledhjes së grupit parlamentar, kreu demokrat Lulzim Basha ka folur për mediat. Basha tha se PD ka inkorporuar 95 për qind të propozimit hibrid për reformën në drejtësi. Ai shtoi se PD ka një qëndrim unanim, ku në thelb është Komisioni i Venecias.
“Është një mbledhje thelbësore për të përfunduar dhe çuar drejt përfundimit pjesën kushtetuese te reformës. Diskutimi ka përfunduar me propozim që ka në themel Komisionin e Venecias. PD inkorporon 95 për qind të propozimit hibrid me të cilin jemi njohur të shtunën dhe ku shprehëm shqetësimin tonë për kapjen politike me duart e padukshme.
“Jo se PD nuk ka besim te ndërkombëtarët, pasi kemi qenë ne që ditën e parë kemi kërkuar që ata të jenë të pranishëm, pasi e kemi thënë që nuk do të ketë votë pa Komision Ndërkombëtar Monitorimi, por jo kompetenca kushtetuese. Nëse diçka nuk shkon mirë, ku do e drejtojë gishtin qytetari shqiptar: te kryeministri i Finlandës? Ne duam monitorimin më të fuqishëm, por jo ndërtimin e perdeve”, theksoi Basha.
Më tej, kreu i opozitës theksoi: “Dua t’u konfirmoj se PD e konsideron propozimin hibrid një hap larg marrëveshjes për reformën në drejtësi. Ne duam që reforma në drejtësi të votohet sa më parë, për krimin, korrupsionin, varfërinë që janë pasojë e keqqeverisjes së Edi Ramës”, tha Basha.
Sigal