Silva Caka: Zona e Freskut probleme me energjinë elektrike

70
Sigal

Pasditen e sotme, LSI zhvilloi një takim me banorët në zonën e Freskut. Gjatë takimit shumë banorë u shprehën se kanë probleme me energjinë elektrike

Kryemadhi: Përderisa unë jam taksapagues, të përgjigjem për taksën, edhe në kohë pandemie, kur ti nuk më lejon të zhvilloj biznesin, edhe kur nuk më përgjigjesh, as me paketën e parë ekonomike, as ne të dytën, as të tretën. Ndërkohë më krijon edhe një nga problemet e tjera që nuk më përgjigjesh për energjinë elektrike që unë ta paguaj. Kur po vinim rrugës, ajo që ndjeje ishte zhurma e gjeneratorëve.

Silva Caka: Në të gjithë zonën faktikisht ka probleme me energjinë, ku të gjitha bizneset të paktën në rrugën e Dajtit apo të Thesarit, dhe këto janë biznese që funksionojnë në bazë të energjisë elektrike, sepse sigurisht shërbimi ose natyra që kanë si biznese e ka të pamundur që të funksionojë pa energji elektrike. Ka disa ditë që funksionojnë vetëm me gjeneratorë. Por ky nuk është problemi i vetëm që ekziston në këtë lagje të re dhe shumë intensive të Tiranës. Këtu ka një problem shumë të madh me infrastrukturën, këtu makutëria e pushtetit kryesisht vendor që ka qenë e fokusuar në një dorë të vetme, nuk ka lënë vend as për trotuare, as për rrugë. Nëse këtu bie një zjarr këtu nuk ke mundësi që të fusësh një zjarrfikëse për të shuar zjarrin. Ndërtimet janë ngjitur me njëra tjetrën, pikërisht për ato lejet të dhëna në mënyrë korruptive dhe ndërtuesit në zonën e Dajtit për këtë gjë ankohen.

Kryemadhi : Unë sa erdha nga Shkodra dhe nëse do më duhej 45 minuta për të ardhur nga Shkodra në Kamëz, mu desh 2 orë për të hyrë në Tiranë dhe për të ardhur deri këtu dhe duke gjetur labirinte për të ardhur në kohën e duhur. Ajo që thoni ju, qoftë tek tensioni elektrik, që një amvise që duhej t’ia bënte jetën më të lehtë i shtohen vështirësitë më shumë. Qoftë në infrastrukturë, qoftë në mungesën e shërbimeve, që nuk ke një stol apo një lulishte. Të shkosh tek dikush tjetër është i papunë, ose bizneset që paguajnë taksat por shteti nuk u përgjigjet.