Shtatorja e Azem Hajdarit në Tropojë, Meta: Portreti i tij, do mbetet tribun i dashur për të gjithë

566
Presidenti Ilir Meta ka përshëndetur sot përurimin e shtatores së udhëheqësit të Lëvizjes Studentore Shqiptare të Dhjetorit 1991, Heroit të Demokracisë dhe ish-deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, Azem Hajdari në Tropojë. Mesazhi i Presidentit Meta iu përcoll të pranishmëve të shumtë në ceremoninë e përurimit të shtatores, që u zhvillua në qendrën e qytetit të Bajram Currit, nga Këshilltari Ushtarak, Gjeneral Brigade Piro Ahmetaj. Në mesazhin e tij Meta thekson se vendosja e monumentit të Azem Hajdarit në vendlindjen e tij është një gjest fisnik mirënjohje, jo vetëm për kontributin e tij, por edhe për vlerat shoqërore e kombëtare që kjo vatër ka mbartur në shekuj. Meta shprehet se portreti i Azemit do mbetet përgjithmonë tribuni i dashur për të gjithë shqiptarët pavarësisht bindjeve politike.
Sigal