Shqiptarët dergjen prej ditësh në kufi. Hajde majken!

313
Sigal

Nga Ylli Dylgjeri 

Mu kujtua prap sot ajo histori e dhimbshme e ndodhur shume vite më parë, në rrugën për në Prishtinë.Ishin ditet e para te çlirimit te Kosoves. Punoja në gazetën Koha Jone. Po shkoja me një delegacion qeveritar shqiptar, që me porosi të zonjës Medelen Ollbrajit do te bisedonim për të bindur faktorin politik në Kosove, qe te ulnim tensionet, e te mos vrisnin familjaret e serbeve qe kishin mbetur ne Kosoven e çliruar nga NATO. Rruges per ne Prishtine, ne dalje te Gjakoves, nje konvoi serb, me autoblinda e armatim te rende, shoqerohej nga trupat e Natos drejt Beogradit. Policia ushtarake na urdheroj te hapnim krahun per te kaluar konvoji serb. Ashtu bëme. Me mua ne makinë ishte edhe një operator i TVSH-se. …
Kur konvoi i blinduar me ushtarë mbi kupolat e tankeve serbe po na parakalonte, operatori i TVSH del nga makina dhe ndez kameran per ti filmuar. Por… per pak na ngjahu hataja! Nje nga ushtaret serb sheh kameramanin qe po i filmon dhe thërret me te shara:
Hajde majken!
Operatori yne patriot ja kthen vrik:
Te q..fsha Milosheviçin!
Kaq duhej. Ushtaret serb u ndezen. Mbushin armet.
Une terheq nga kembet ne makine operatorin. Na iku gjaku!…Por… konvoji serb parkalon dhe ne fillon t’na leviz serisht gjaku . Duke e qetesuar veten, i kthehem operatorit;
Po ç’pate o gomar qe shave?
Ai ma kthen me trimeri:
Se degjove? Na shanë kryeministrin Majko! Ndaj sdurova e ja ktheva. Kaq duhej te qeshja deri ne Prishtine. Kishte ngateruar majken (nenen) me Majkon
Mu kujtua sot, kur “ka humbur” Ministri Majko e shqiptaret po dergjen prej ditesh ne kufirin neutral,per te hyre ne atdheun e tyre. Tmerr! Hajde majken!
Sdi ku ta gjej prap ate ushtarin serb?