Shqipëria,‘lavatriçja’ e Ballkanit,1 bank  për 55 mijë banorë e 15 biznese “VIP

Raporti i Taskë Forcës Evropiane, “Moneyval” dhe DASH e la Shqipërinë në listën e 23 shteteve, me mbikëqyrje të shtuar e të rreptë, si rrezik në pastrimin e parave. Ministria e Financave dhe Banka e Shtetit, nuk po zbatojnë rekomandimin e BB e Bankës Europiane, për të pasur 1 bankë për 700 mijë banorë, e 100 mijë biznese; si dhe 1 Fond jo bankar për 600 mijë banorë, por ka 1 bankë e fondacion për 55 mijë banorë e 15 biznese “VIP. Shqipëria rekord botëror me 12 banka e 41 fonde jo-bankare

 

Ministria e Financave dhe Banka e Shtetit, nuk po zbatojnë rekomandimin e Bankës Botërore e Bankës Europiane, për të vendosur raportin 1 bankë-për 700 mijë banorë e 100 mijë biznese, dhe 1 Fond jo bankar mikro-kredidhënës për 600 mijë banorë, por kanë licensuar 12 banka, 41 fonde kreditimi dhe 82 agjenci transfertash, shifër rekord botëror, që dhe nga SHISH është deklaruar se kanë rrjet pastrimi të parave nga çdo burim brenda e jashtë Shqipërisë

Sigal

Dhe raporti i Taskë Forcës Evropiane për Veprimin Financiar (FATF) e la Shqipërinë në listën e 23 shteteve, me mbikëqyrje të shtuar e të rreptë, për rrezik potencial në pastrimin e parave.

Në raportin datës 8 qershor 2022 të “Moneyval”, u tha se Shqipëria ka hapësira të plota për pastrimin e parave nga çdo burim e parajsë fiskale, për shkak se qeveria nuk po e plotëson kuadrin ligjor, por edhe po pengon zbatimin e legjislacionit në fuqi.

Po kështu DASH, në raportin vjetortë datës 2 mars 2022, tha: – Shqipëria mbetet e pambrojtur ndaj pastrimit të parave, për shkak të korrupsionit, pranisë së rrjeteve të organizuara të  trafikut të drogës, boshllëqeve në legjislacion e mos-mbikëqyrjes. Ka qarkullim ekonomik të madh CASH dhe sektor informal, me fluks dërgesa parash nga jashtë e dalje nga vendi pa kontroll.

Këto raporte, kryeministri Edi Rama i konsideroi “shpifje” e pa asnjë bazë reale, por në fakt janë realitet alarmant, me tregues sistemin mafioz bankar qendror të shtetit, korrupsionin ekstrem, evazionin fiskal, trafikun e drogës, kontrabandën brenda vendit e transite drejt rajonit.

Banka e Shtetit, në shkelje të standardeve për numër banorësh e numër bankash, ka licensuar zgjerimin e rrjetit të bankave të nivelit të dytë, por dhe të “bishtave” të tyre, të quajtur: “Fonde jo-bankare” e “Agjenci grumbullim-transfertash financiare”, si fondi “Besa”, “IuteCredit” etj.

Ekspertët e Bankës Botërore, FMN e BERZH, kanë konstatuar këto kontradiksione:

– Shqipëria është i vetmi vend me papunësi të lartë; mungesë prodhimi e super-prodhim paraje.

– Investime në ndërtime luksi jo prodhuese dhe blerje shtrenjtë, nga persona jashtë sistemit fiskal.

– Ka shumicë bankash, qarkullim miliardash CASH dhe krizë financiare të brendshme e transferta vjetore sa 3-4 buxhete vjetore të shtetit.

– Deklarim për dyndje investimesh të huaja dhe vërshim miliardash nga jashtë nën maskën e tyre, por pa investime konkrete dhe pa pasqyrim në sistemin tatimor e bankar.

Mbi bazë të këtyre kontradiksioneve ekonomike-financiare, DASH, Moneyval dhe Taskë Forca Financiare e BE e kanë skeduar Shqipërinë si “lavatriçe parash” dhe për periudhën 2021-2022.

Ekspertët thonë, se të gjitha këto miliarda të zeza, që prodhohen apo futen në Shqipëri e dalin jashtë saj, rrotullohen në një “centrifugë” të quajtur “Sistem bankar”, i cili nuk monitorohet nga Banka e Shtetit dhe agjencitë anti-krim, por lejohet të veprojë  si “rrjet financiar autonom”.

Banka e Shtetit, në shkelje të standardeve për numër banorësh e numër bankash, ka licensuar zgjerimin e rrjetit të bankave të nivelit të dytë, por dhe të “bishtave” të tyre, të quajtur: “Fonde jo-bankare” e “Agjenci grumbullim-transfertash financiare”, si fondi “Besa”, “IuteCredit” etj.

Po sa banka e fonde kredie janë aktualisht në Shqipëri, dhe sa duhet të ketë në aktivitet?

Shqipëria ka 12 banka e 41 fonde jo-bankare, që kryejnë veprimtari me dhënie kredi, ristrukturime kredie, depozita në lekë, valutë të huaj, sende me vlerë, bono thesari e obligacione.

Ministria e Financave dhe Banka e Shtetit, nuk po zbatojnë rekomandimin e Bankës Botërore e Bankës Europiane, për të pasur 1 bankë-për 700 mijë banorë e 100 mijë biznese; dhe 1 Fond jo bankar për 600 mijë banorë, por ka 1 bankë e fondacion për 55 mijë banorë e 15 biznese “VIP”.

Nëse i shtojmë dhe 82 agjenci të licensuara për transferime parash, Shqipëria është rekord botëror për numrin e bankave dhe fondacioneve financiare që qarkullojnë miliarda euro e dollarë në kanale të zeza, të cilat SHISH në raportin vjetor para 1 jave, i ka konsideruar “rrjet pastrimi të parave” brenda e jashtë Shqipërisë.

Pamfleti