Shqipëria humbet gjyqet në arbitrazh, qytetarët do paguajnë 445 milion euro

487
Sigal

Arbitrazhet ndërkombëtare vazhdojnë të “groposin” financat shqiptare, për shkak të arrogancës dhe korrupsionit ministror. Fatura nga gjyqet e humbura të 7 kompanive  arrijnë në 849 milionë euro. KLSH deri në fund të 2019 llogariste 170 milion euro detyrime për vendime gjyqësore ndërkombëtare. 110 mln euro dëmshpërblim për “Akërnia”. 110 mln euro Beccetit, 100 mln euro “Kurum”, 45 mln euro “Acto”, 110 mln euro “Dondi dhe Kubota” dhe 150 mln euro “Fusha” SHPK

/Gazeta TELEGRAF

Ndërkaq fatura me gjyqet pezull arrin 849 mln euro për marrëzinë e “Rilindjes”

Tjetër arbitrazh, Shqipëria kërkon sërish studio ligjore për çështjen ende sekrete

Avokatura e Shtetit ka hapur gjatë këtij viti katër procedura ku ka kërkuar kontraktimin e studiove vendase apo të huaj për të asistuar Shqipërinë në përballjet që kjo e fundit ka nëpër arbitrazhe ndërkombëtare.

Procedura e fundit e hapur për të kërkuar një studio ligjore rezulton të jetë e 14 korrikut të këtij viti dhe shprehja e interesit mund të bëhet deri në datën 22 korrik.

Avokatura e Shtetit ka deklaruar se objekt i kontratës do të jetë përfaqësimi dhe mbrojtja e interesave të Republikës së Shqipërisë, në një proces arbitrazhi të iniciuar para Dhomës Ndërkombëtare të Tregtisë (ICC). Nuk bëhet ende e ditur se për çfarë çështje është kjo kërkesë e qeverisë.

Përveç kësaj dhome një pjesë e arbitrazheve të Shqipërisë janë në Qendrën Ndërkombëtare për Zgjidhjen e Mosmarrëveshjeve të Investimeve (ICSID).

Arbitrazhet ndaj Shqipërisë viteve të fundit janë rritur në mënyrë të dukshme. Dy nga gjashtë çështjet i takojnë vitit 2020 dhe në total, dëmshpërblimi potencial për të gjitha llogaritet rreth 450 milionë euro. Vetëm pak kohë më parë Shqipëria humbi arbitrazhin me kompanitë “Aktor” dhe “Copri”.

Kompanitë që kanë hedhur në gjyq Shqipërinë dhe kanë fituar, janë:
Familja Beccheti kundër shtetit shqiptar;
J & P Avax kundër Ministrisë së Transportit;
SAFA shpk kundër Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë;
Valeria s.r.l kundër Ministrisë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural;
Anglo-Adriatica Group Limited vs Shqipërisë kundër Ministrisë së Financave;
Porti Karpen HFW LLC kundrejt Shqipërisë;
TIA shpk kundrejt Shqipërisë

Këta të fundit ishin ndërtuesit e dy loteve të autostradës Tiranë-Elbasan dhe përplasjet që patën me qeverinë bënë që shteti në finale të paguante 45 milionë USD. Një tjetër çështje në vazhdim është ajo me “Dondi & Kubota” ku humbja e shtetit shqiptar llogaritet në 90 milionë euro nga të cilat vetëm 20 milionë si pretendim gjykate ndërsa pjesa tjetër lidhet me mospërfundimin e investimit.

Në 23 shtator 2020, pranë ICSID, u regjistrua një tjetër çështje kundër Shqipërisë. “Kompania Durrës Kurum Shipping” dhe të tjerë paditën shtetin duke kërkuar 100 milionë euro kompensim për prishje të njëanshme të kontratës. Këtyre më pas u shtohen edhe çështja e Becchettit dhe ajo e Akërnisë nga Arka Energy që rrisin në mënyrë të jashtëzakonshme shumën potenciale që Shqipëria mund të humbasë të Arbitrazhe.

Lidhur me Becchettin tashmë gjykata ka dhënë vendimin pro investitorit italian dhe Shqipërisë do t’i duhet që të paguajë. Aktualisht Shqipëria ka bërë përpjekje për ta shtyrë këtë zbatim përmes procedurave të ndryshme ku më e fundit ishte ajo korrigjuese por kjo nuk ndryshon faktin që vendit do t’i duhet ta paguajë faturën e kripur prej rreth 110 milionë euro.

Ministria e Financave në raportin e zbatimit të buxhetit të vitit të shkuar raportoi se ishin shpenzuar për arbitrazhe vetëm 33 milionë lekë. Kjo shumë modeste në raport me dëmin potencial që mund të pësojë vendi vjen nga fakti që në buxhet raportohen vetëm shumat që paguhen për vendime që kanë marrë formë të prerë. Shumica e arbitrazheve janë në proces e sipër.

Ndërkohë që ambientalistët shqiptarë arritën një fitore të rëndësishme në mbrojtje të lumit të Vjosës, qytetarët shqiptarë mund të përballen me një faturë të jashtëzakonshme Arbitrazhi, për shkak të një koncensioni abuziv të dhënë nga qeveria shqiptare një bashkimi kompanish mes një firme turke dhe “Fusha” shpk, për ndërtimin e një hidrocentrali në ujërat e tij.

Gjykata Administrative rrëzoi të premten ankimin e kompanisë koncensionare “Ayen-Alb”, e cila kundërshtonte vendimin e Agjencisë Kombëtare të Mjedisit për refuzimin e lejes mjedisore për ndërtimin e hidrocentralit të Kalivaçit.

Në nëntor 2017, qeveria shqiptare nënshkroi kontratën koncensionare me shoqërinë “Ayen-Alb”, për një vlerë prej rreth 150 milionë dollarë.

Kjo kontratë u nënshkrua në një kohë kur qeveria “Rama” ende nuk kishte mbyllur procesin gjyqësor me shoqërinë “Hydro srl” të Francesko Beketit, e cila kishte siguruar më herët koncensionin për ndërtimin e hidrocentralit të Kalivaçit.

“Pra, hidrocentrali i Kalivaçit, megjithëse me shumë mundësi nuk do të ndërtohet, do t’u kushtojë shqiptarëve të varfër rreth 300 milionë euro.”

Ndërtimi i veprës hidrike në Vjosë u kundërshtua ashpër nga shoqatat e ambientalistëve vendase e ndërkombëtare, përfshirë edhe zyrtarë të lartë të Bashkimit Evropian, të cilët ndanin qëndrimin se nuk duhej shkatërruar eko-sistemi i lumit të vetëm të egër të mbetur në kontinent.

Qeveria  refuzoi të merrte në konsideratë kritikat e ambientalistëve dhe vendosi, në mënyrë arrogante, dhënien e koncensionit për Kalivaçin kompanisë turke dhe shoqërisë “Fusha”, e lidhur ngushtë me tenderat e rëndësishëm të zhvilluar nga drejtuesit e lartë ekzekutivë të ‘Rilindjes’.

Por, në shtator 2020, një agjenci qeveritare, ajo e Mbrojtjes së Mjedisit, refuzoi dhënien e lejes mjedisore për ndërtimin e hidrocentralit të Kalivaçit, një vendim shumë i drejtë dhe që në fakt pengon ngritjen e veprës dhe, rrjedhimisht, rrëzon edhe kontratën koncensionare.

Kompania “Ayen-Alb” e ankimoi vendimin e refuzimit në gjykatën administrative dhe kjo e fundit përkrahu qëndrimin e Agjencisë Kombëtare të Mjedisit.

Sjellja e dyfishtë qeveritare, fillimisht me nënshkrimin e koncensionit dhe më pas me bllokimin e lejes mjedisore, ngre dyshimet se gjithçka është një mekanizëm i menduar mirë për t’i dhënë të drejtën “Fusha” shpk të fitojë në Arbitrazhin ndërkombëtar një faturë tejet të madhe financiare në mënyrën më të lehtë të mundshme, pa kryer asnjë shpenzim.

Kontrata koncensionare parashikon që mosmarrëveshjet mes palëve, ku natyrisht përfshihet edhe bllokimi i punimeve për shkak të problemeve mjedisore, do të zgjidhen në një gjykatë Arbitrazhi Ndërkombëtar.

Në kushtet e krijuara, shoqëria “Ayen-Alb” duket se e ka të thjeshtë të fitojë të drejtën në Arbitrazhin Ndërkombëtar.

Ajo ka siguruar një kontratë koncensioni nga qeveria shqiptare dhe po kjo qeveri e pengon të kryejë ndërtimin e veprës.

Praktikisht, “Fusha” shpk dhe ortaku i tij turk, nuk do të kryejnë asnjë shpenzim për veprën 150 milionë euro.

Por, nga ana tjetër, do të kenë të gjitha mundësitë që të kërkojnë dëmshpërblim, me po të njëjtën vlerë, nga shteti shqiptar, për prishje të njëanshme të kontratës.

Pra, hidrocentrali i Kalivaçit, megjithëse me shumë mundësi nuk do të ndërtohet, do t’u kushtojë shqiptarëve të varfër rreth 300 milionë euro.

Rreth 140 milionë euro Shqipëria i humbi në Arbitrazh me Beketin, pas një konflikti i cili pati si pikënisje formale pikërisht koncensionin e Kalivaçit.

Më tej, një faturë 150 milionë euro pritet t’u rëndojë shqiptarëve, pasi qeveria “Rama” vendosi të japë me koncension hidrocentralin e Kalivaçit, ndërkohë që e dinte që në krye të herës se ajo vepër hidrike nuk duhej dhe nuk mund të ndërtohej mbi lumin e Vjosës.

Detyrimi Arbitrazh për Beccheti është njohur, pranuar dhe llogaritur nga Shteti Shqiptar me Dokument ne Qeveri dhe Parlament që në 2019

OPEN DATA: Deri nё Qershor 2020, Shteti Shqiptar njeh detyrime tё mbetura që lidhen me Arbitrazhet Ndërkombëtare në vlerën totale prej 109 485 296 Euro.Mbi detyrime të Shtetit Shqiptar të njohura apo potenciale në Arbitrazh. Në Raportet Zyrtare të Ministrisë së Financave dhe Shtetit Shqiptar detyrimi për çështjen Beccheti është njohur që në 2019. Çdo vit vonesë në shlyerje për këtë detyrim rritet me kamatë që është normë LIBOR plus 3% interes të përbërë, kamatë që e rrit detyrimin çdo vit me disa milion Euro shtesë.

Arbitrazhet vazhdojnë të “gërryejnë” financat shqiptare, Shqipëria po paguan miliona euro në gjykatat ndërkombëtare

Në 26 maj 2021, në Qendrën Ndërkombëtare për Zgjidhjen e Mosmarrëveshjeve të Investimeve (ICSID) u paraqit një tjetër kërkesë e Shqipërisë sa i takon përplasjes me investitorin italian Francesco Becchetti. Në rifreskimin që i është bërë të dhënave për këtë çështje thuhet se, “Sekretari i Përgjithshëm regjistroi një kërkesë për korrigjim të vendimit për anulim të paraqitur nga Republika e Shqipërisë”.

Vetëm pak javë më parë, në fillim të muajit prill avokatët e investitorit bënë të ditur në media se tashmë gjykata i kishte dhënë të drejtë biznesmenit italian, duke rrëzuar kërkesën e Shqipërisë për anulimin e vendimit që detyronte vendin tonë t’i paguajë 110 milionë euro. Mbetet ende e paqartë se cila është kërkesa e Shqipërisë në këtë hap, duke kërkuar korrigjim por njohës të çështjeve ligjore edhe në aspektin e përplasjeve ndërkombëtare, kanë shprehur se Shqipëria nuk ka gjasa që të fitojë këtë përballje dhe do të jetë e detyruar që të paguajë.

Në datën 26 maj 2021, Shqipëria kishte regjistruar kërkesën e saj për anulim në gjykatë, përmes Avokaturës së Shtetit dhe studios ligjore “Wragge Lawrence Graham”, London, Britani. Kjo është studio e parë që qeveria ka pasur të kontaktuar gjatë përballjes që pati me investitorin në vitin 2015 ndërkohë që në fazën e dytë, kur u kërkua anulimi në krah të Avokaturës ishte studioja ligjore amerikane “Foley Hoag”.

Duket se çështjet e Arbitrazhit do të kenë më shumë shpenzime në horizont pasi po në datë 26 maj, Avokatura e Shtetit njoftoi në faqen e saj se po kërkonte një studio ligjore që do të bënte përfaqësimin dhe mbrojtjen e interesave të Republikës së Shqipërisë, në një proces arbitrazhi të iniciuar para Qendrës Ndërkombëtare të Zgjidhjes së Mosmarrëveshjeve së Investimeve (ICSID).

Të njëjtën kërkesë Avokatura e bëri edhe në muajin prill kur në vend vlonte çështja e zgjedhjeve dhe vëmendja ishte larg. Në njoftimin e datës 13 prill Avokatura kërkon një studio për përfaqësim të interesave të Shqipërisë po në (ICSID).

Në këtë gjykatë aktualisht janë në vazhdim përveç çështjes së Becchettit edhe ajo me “Arka Energy” e cila ka paditur Shqipërinë pas tërheqjes nga kontrata për ndërtimin e parkut fotovoltaik të Akërnisë. Kompania edhe pse nuk ka dhënë publikisht detaje mbi shumën që ka kërkuar, nga burime pranë saj, është lakuar shifra 110 milionë euro.

 

Arbitrazhet, si rrezik për financat

Arbitrazhet ndaj Shqipërisë viteve të fundit janë rritur në mënyrë të dukshme. Dy nga gjashtë çështjet i takojnë vitit 2020 dhe në total, dëmshpërblimi potencial për të gjitha llogaritet rreth 450 milionë euro. Vetëm pak kohë më parë Shqipëria humbi arbitrazhin me kompanitë “Aktor” dhe “Copri”.

Këta të fundit ishin ndërtuesit e dy loteve të autostradës Tiranë-Elbasan dhe përplasjet që patën me qeverinë bënë që shteti në finale të paguante 45 milionë USD. Një tjetër çështje në vazhdim është ajo me “Dondi & Kubota” ku humbja e shtetit shqiptar llogaritet në 90 milionë euro nga të cilat vetëm 20 milionë si pretendim gjykate, ndërsa pjesa tjetër lidhet me mospërfundimin e investimit.

Në 23 shtator 2020, pranë ICSID, u regjistrua një tjetër çështje kundër Shqipërisë. “Kompania Durrës Kurum Shipping” dhe të tjerë, paditën shtetin duke kërkuar 100 milionë euro kompensim për prishje të njëanshme të kontratës. Këtyre më pas, u shtohen edhe çështja e Becchettit dhe ajo e Akërnisë 110 mln euro që rrisin në mënyrë të jashtëzakonshme shumën potenciale që Shqipëria mund të humbasë të Arbitrazhe.

Nga 54 milionë euro që ishte totali i gjobave që ka humbur Shqipëria në arbitrazhet ndërkombëtare në 8 muajt e parë të këtij viti, vlera  e tij pritet të shkojë në 795 mln euro.

-KLSH deri në fund të vitit 2019 llogariten 19 miliardë lekë ose (170 mln euro) detyrime për vendime Gjyqësore Ndërkombëtare.
-110 milionë euro për një dëmshpërblim të kompanisë “Akërnia”
-110 milionë euro investitorit Italian Francesco Becchheti
-100 milionë euro, “Kurum”  ka një çështje të hapur me shtetin shqiptar
– 45 milionë euro kompania greke “Actor” që ndërtoi tunelin Tiranë-Elbasan dhe dy lotetet e tjera të autostradës në bashkëpunim me “Copri”
-110 mln  euro llogaritet humbja e shtetit shqiptar me  “Dondi & Kubota”
-150 mln euro kompania “Fusha”-shpk.